Basel, 22 mars  -Quhet Mërgim, që jetën ia mori mërgimi, në fakt e moshuara 75 vjeçare në Bazel të Zvicrës i cili kthehej nga shkolla. Ai ishte nxënës i klasës së tretë, që ende nuk kishte mbushur shtatë pranvera. Rasti në fjalë ka shokuar mbarë Bezelin dhe po dënohet në tërë Zvicrën nga i madhë e i vogël… Sikur mediat zvicerane, madje edhe ato botërore, bashkë me ato shqiptare që dy dite rresht nuk ndalen së shkruari.

Të gjithë e dënojnë rastin dhe ngushëllojnë njëzëri familjen e viktimës. Kurse, nga diaspora shqiptare në Zvicër ka shumë reagime kritika e komente e herë e herë të shfrenuara, të pakontrolluara nga redaksitë, madje edhe fyese kundër zviceranëve, që mund te cilësohet si te ngutura dhe të pavenda, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra në komentin e saj redaksional.

Zvicra shpreh keqardhje, kërkon falje për një krim, Serbia nuk kërkon falje për 20 mije femra te dhunuara, as për 13 mije krime (viktima) të vrara e masakruara shumica fëmije, gra e pleq.

Krimi i së enjtes në Basel ndaj nxënësit 7 vjeçar ka irrituar shqiptarët në Zvicër, por nuk duhet të merret shkak për ftohjen e raporteve mes Zvicrës dhe Kosovës sepse këto raste që ndodhin gjithkund në botë. Prandaj, as ky rast padyshim nuk guxon të luhat marrëdhëniet e mira shqiptaro-zvicerane, është ky mesazhi i agjencisë se së lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër.

Autoritet zvicerane dhe ato kosovare nga Berna e Prishtina po denojne aktin makber ne Bruksel dhe po ngushllojne familjen e viktimës

L’image contient peut-être : une personne ou plus, mème et texteAutoritetet zvicerane bashke me ato kosovare e në Berne dhe Prishtinë po dënojnë rastin në fjale dhe i dërgojnë ngushëllime familjes së viktimës. Për këtë akt amkabërr ne Basel ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Mahmuti nga Lipjani për humbjen e djalit të tyre. “Kjo fytyrë e bukur e voglushit te vogël do te rrine gjithnje në mendjen tona..”, ka thëne ministri kosovar Pacolli për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” duke falenderuar edhe qytetaret zviceran per ngushllime famljes së viktimes dhe Kosovës.

Në reagimet, deklaratat e tyre thuhet se “raste të tilla kemi kudo në botë jo vetëm në Zvicër por edhe në Kosovë, Gjermani, Amerike, France e gjetiu. Këto krime kudo që ndodhin nuk njohin komb apo komunitet. Janë për t’u dënuar, por nuk duhet që mllefin ta keqpërdorim që po shohim e lexojmë në komente të portaleve ku nuk zgjedhjen fjalët fyese kundër shtetit apo popullit zviceranë me fjale si: racistë, kriminelë, të sëmure, psikopatë etj.. siç lexuam ditëve të fundit komente në disa portale dhe rrjete sociale.

Me krimin e Bazelit në Zvicër janë duke u marrur më të madhe organet e drejtësisë dhe besojmë se autorja e krimit do ta marrë dënimin merituar! Sa i besojmë drejtësisë zvicerane po aq i besojmë edhe shqiptaret, sidomos komuniteti shqiptarë në Zvicër të cilët janë te vetëdijshëm se këto raste janë individuale dhe se gjithë njerëzit, në këtë rast zviceranët nuk duhet futur në një thes. Prandaj, as ky rast i fundit nuk duhet të luhat marrëdhëniet e mira te miqtë tanë zviceranë të cilët na u gjenden gjithnjë pranë, në kohërat me te vështira.

Prandaj, mediat duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje dhe “filtrojnë” te bëjnë një autocensurë, sidomos ndaj komentuesve që fyejnë e kritikojnë me vend e pa vend, me shprehje banale shtetin apo popullin zviceranë, në mënyrë që të mos rrezikojnë marrëdhëniet e mira midis shqiptarëve dhe zviceranëve, sepse jemi dëshmitarë se zviceranët sa i donë shqiptaret dhe anasjelltas. Kjo u pa në luftën e fundit, kur Zvicra hypi dyert për 60 mije emigrantë, të dëbuar.

Mos të harrojmë se në luftën e fundit në Kosovë serbët pos që dhunuan 20 mijë, vranë e makruan rreth  13 mijë persona, shumica fëmijë, pleq e gra.., por shqiptarët dhe serbët sot flasin, hynë e dalin mes vete, dhe jetojnë bashkërisht në harmoni në Kosovë pa probleme, madje edhe autoritet e Prishtinës, kupto presidenti i vendit Thaçi shtrëngon duart për çdo muaj me homologun e tij serb Vuçiq në Bruksel.

Prandaj, pse të luhaten marrëdhëniet tona të mira me shtetin zviceran apo popullin zviceran të cilët bashkërisht me komunitetin shqiptar në Zvicër po vajtojnë vogëlushin shtatë vjeçar që ishte viktime në Bazel të Zvicrës, rast ky i cili po dënohet nga populli zviceran të cilët po shprehin keqardhje. Tek ne shqiptarët thuhet një fjalë me plotë vend: E mira duhet të kthehet me të mira, por e keqja assesi të mos kthehet më të këqija…

SHPËRNDAJE