I pari i FFK-së vuri në pah rëndësinë e përgatitjes së mirë të gjyqtarëve, duke nënvizuar përgjegjësinë dhe rolin e tyre në promovimin e vlerave të futbollit. Ai inkurajoi gjyqtarët të ruajnë integritetin dhe drejtësinë në lojën e futbollit, duke theksuar se ata kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e mëtejme të cilësisë së garës.
Presidenti Ademi kërkoi nga gjyqtarët të jenë sa më vigjilentë gjatë ndeshjeve të stinorit pranveror dhe të kryejnë detyrën e tyre me profesionalizëm. Ai përmendi rëndësinë e sistemit VAR, duke theksuar se kjo teknologji ka ndihmuar në zvogëlimin e gabimeve dhe shtoi se do të ketë zero tolerancë për çdo lëshim të gjyqtarëve.