Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj katër ditë më parë humbi gjyshin e tij, Musa Hadërgjonaj, i cili ishte përkrahës i madh i futbollistit. Kjo ishte arsye që sot një delegacion i Federatës të Futbollit të Kosovës, i prirë nga presidenti Agim Ademi ishin në vizitë në familjen e futbollistit të Kombëtares të Kosovës, për t’i shprehur ngushëllime. Me këtë rast, presidenti Ademi shprehu mbështetjen e tij dhe të komunitetit të futbollit për futbollistin e Kombëtares në këto ditë pikëllimi në familjen e tij, duke e inkurajuar që dhimbjen për gjyshin ta kthejë në forcë dhe gjithmonë të ndjehet krenar për atë çfarë ka bërë për familjen dhe vendin e tij të origjinës.

SHPËRNDAJE