Major Ymer Imeri nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës në Pejë, ka dhënë detaje shtesë për aksionin e Policisë së Kosovës në Pejë ku u arrestuan 17 persona të dyshuar për veprën penale “Fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje”, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se një nga të dyshuarit është ende në arrati.

“Ky operacion i gjerë është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Prokurorinë Themelore të Pejës dhe ka rezultuar me arrestimin e 17 të dyshuarve, mbi dyshimin e bazuar për ‘Fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje’. Një ndër të tyre është ende në arrati”, tha ai.

Më tutje Imeri deklaroi se janë bastisur 21 lokacione, janë konfiskuar 12 armë, 10 vetura, dokumente të ndryshme dhe para të gatshme në vlerë mbi 450 mijë euro.

“Gjatë kontrollimit dhe bastisjeve të kryera në 21 lokacione, 17 kanë qenë shtëpi banim dhe katër kanë qenë biznese. Në cilësi të provave materiale po flasim për sot, 12 armë, prej tyre 8 armë të vogla dhe 4 armë të gjata. Gjithsej kanë qenë fishekë 544. , 10 vetura, dokumente të ndryshme 9fatura , kontrata dhe fletore të ndryshme relevante për rast, si dhe 457 mijë euro para cash”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Ai tha se janë ngrirë edhe 20 banesa dhe 104 parcela tokë që janë pronë e të dyshuarve.

“Janë ngrirë diku 20 banesa, janë diku 104 parcela tokë (21 parcela tokë ndërtimore ndërsa pjesa tjetër tokë  bujqësore), ka thënë më tutje ai.

SHPËRNDAJE