Një numër prej 40 mijë familje në Greqi janë konsideruar të falimentuara pasi rezultuan të paafta për të shlyer sipas parashikimeve këstet e kredive ndaj bankave.
Frika e falimentimit të shtetit sa vjen e rritet, dhjetëra mijëra familje kanë shkuar tashmë në falimentim për shkak të pamundësisë për të paguar detyrimet ndaj bankave, ndaj kanë bërë kërkesë në gjykatë për zgjidhje gjyqësore, në bazë të ligjit.
Deri tani kanë qenë më shumë se 30 000, regjistrimet individëve në bazë të ligjit që rregullon raportin mes individëve dhe borxhit dhe pritet që deri në fund të vitit ky numër të arrijë në 40 000 aplikacione në gjithë vendin. 30 % e këtyre kërkesave vijnë nga persona që kanë marrëdhënie të varur nga shteti.
Rreth 80% e aplikuesve janë pensionistë nga IKA, si dhe punonjësit aktualë të qeverisë dhe të sektorit të gjerë publik. Për shkak të reduktimit të vazhdueshëm të pagave dhe pensioneve, ata deklarojnë paaftësinë e pjesshme ose të plotë për të paguar kreditë e tyre.
Pjesa më e madhe e këtyre huamarrësve kanë shtëpitë të blera me kredi nga bankat, makinat, biznese të vogla etj dhe shpresojnë t’i mbajnë ato në zotërim. Kjo është arsyeja pse ne thelb kërkojnë mbrojtjen e ligjit.

SHPËRNDAJE