Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar qytetarët nëpërmjet një videomesazhi për Vitin e Ri 2023.

Krasniqi ka deklaruar se se urimet më të përzemërta i ka për ish-krerët e UÇK’së që ndodhen në Hagë, duke shtuar se ata ia dhuruan Kosovës festën më të madhe.

Me mall e nga larg, edhe këtë vit, urimet më të përzemërta ua dërgoj luftëtarëve të lirisë që tash ndodhen në Hagë, e të cilët ia dhuruan Kosovës festën më të madhe – lirinë dhe pavarësinë, dinjitetin dhe krenarinë. Gëzuar të gjithëve!”, ka thënë Krasniqi.

SHPËRNDAJE