???????????????????????????????Shkollat në Krahinen shqiptare ne Serbi (Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë)  hapen dyert e shkollave edhe pse nxenesit nuk hapin librat ne gjuhen amtare. Mesimi fillon sot në 15 shkolla fillore dhe 4 të mesme me rreth 9000 nxënës në shkolla apo per 8000 nxenes e pak se ne vitet paraprake, njofton agjencia e lajmeve Presheva Jone”

Sot ne Krahinen e Presheves hapen dyert e shkollave, por jo edhe librat shqip te cilat po myken neper podrume!?, themi keshtu sepse 103.222 (6 tone) tekste shkollore për shkollat fillore nga Kosova sot e nje vit mbahen te bllokuar, ne vend qe te jene ne duarve te nxenesve

“Mungesa  e  teksteve mësimore në gjuhën shqipe është problem shumë vjeçar, ndërsa në shkollat shqipe ne Lugine, sidomos ne shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi”  ne Presheve ku mësimin vijojnë 1600 nxënës presin të pajisen me tekste mësimore qe per momentin siq po shifet as era nuk i vjen, ku librarat shqip po myken ne podrumet e serbise..” ka deklaruar per agjencine e lajmeve “Presheva jone”  drejtoresha e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” Besa Sahiti.

sahititEdhe pse pa teskte ne ghen shqipe në Gjimnazin e Preshevës disa ditë para fillimit të vitit të ri shkollor po përfundojnë edhe punët për rregullimin e shkollës.
Edhe pse klasët janë gati për të pritur rreth 1000 nxënëse, ende nuk dihet se me çfarë tekste mësimore do të mësojnë nxënësit e Luginës.

Në fillim të muajit gusht ministri i arsimit ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e KNSH për botimin e librave, mirëpo në shkolla ende nuk dihet se me çfarë tekste do të mësohet.

“Situata me tekstet mësimore në shkollën e mesme në Preshevë, momentalisht sa kemi ne të dhëna është e ngjajshme sikur vitin e kaluar, çka do të thotë se nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor nuk do të kenë asnjë tekst në gjuhën shqipe” ka thënë drejtori i shkollës së mesme Nadër Sadiku.

 

“Kemi tekste mësimore nga klasa e parë deri tek klasa e katërt ndërsa nga klasa e pestë deri tek klasa e tetë nuk i kemi të gjitha. Mungon gjeografia, historia, arti figurativ dhe kultura muzikore” ka shtuar drejtoresha e shkollës Besa Sahiti,

Sipas saj, deri tani nxënësit shqiptar kanë marrë shenime në diktim nëpër shkolla në mungesë të teksteve shkollore.

Nders reth numrit te nxesve drejtoresha e shkollës Besa Sahiti shton s e”Si cdo vit edhe kësaj rradhe numri i shkollarëve të rinjë po bie si pasojë e shpërnguljes apo largimit të familjeve shqiptare në Kosovë apo në shtetet perëndimore. Sikur vjet ehe sivjet janë dy paralele më pak në qendër, pra këtë vit janë gjithsej gjashtë paralele me 140 nxënës. Edhe në paralelet e ndara në fshatin Zhunicë, Tërrnavë, Norcë, St.Hekurudhorë kemi një numër të vogël të nxënësve.”???????????????????????????????

SHPËRNDAJE