Djemtë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, rrafshojnë Serbinë n’midis Rusise! Falë Shaqirit dhe Xhakës Zvicra e gjunjëzoi me rezultat 2:1 Serbinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit E të Kampionatit Botëror, njofton korresepondeti i agjencise së lajemeve “Presheva Jonë” drejt persedretji nga stadiumi i Kaliningradit.

 

(Nga i derguari yne special ne Kaliningrad)

Kampionatin Botëror i Futbollit, Rusi 2018

Ndeshje për notë dhjetëshe e Zvicrës sidomos e Shaqirit dhe Xhakës. Xhaka spektakolar, me një eurogol nga 20 metra dhe Shaqiri i shpejt, i pakapshëm, rrafshojë Serbinë.  Shqiptarët e Kosovës do të mbahen mend gjatë nga Serbia, që i sollën fitore spektakolare Zvicrës.    Të gjithë futbollistët e Zvicrës u angazhuan deri në pikën e fundit, asgjë nuk ia lanë rastit, dëshmuan fuqinë, heshtën Beogradin, Serbinë e Kalingradin. Lojë për mbamendje e djelmoshave, shqiponja e Shaqirit dhe e Xhakës ndezi stadiumin e kudo që ishin shqiptarët. Ndezi shtetin e Zvicrës. Kjo është Zvicra e jashtëzakonshme, me djelmoshat e artë, që dhuruan një mbrëmje që nuk do të harrohet kurrë, do të kujtohet gjithmonë data e 22 qershorit e vitit 2018, aty ku Serbia pësoi tërmet.

Kosovaret, Xhaka dhe Shaqiri me zemër shqiponjë poshëtruan 200 milionë serbe e ruse ne shtëpi te vetë!.. (2:1)… 

Në minutën e 4-të, Mitroviq me kokë nga afërsia, por portieri Sommer tregoi klasin e tij, duke shpëtuar gol të sigurt. Në minutën e 5-të, Aleksandar Mitroviq shënon me kokë nga afërsia dhe krejt në saje të mos reagimit si duhet të mbrojtjes së Zvicrës.  Në minutën e 10-të, Blerim Xhemaili humbë një rast të pastër, nga afërsia gjuajti jashtë portës. Në minutën e 16-të, Milinkoviq-Saviq nga distanca gjuan jashtë portës. Pjesa e dytë, tjetër Zvicër, ofensive e bombarduese. Dyshja Shaqiri e Xhaka, si heronjtë e vërtetë,  i jepni gaz lojës dhe mbrojtja e Serbisë nuk kishte fuqi t’i ndalonte. Në minutën e 52-të Granit Xhaka si raketë, nga rreth 20 metra me një goditje të fuqishme e ka lanë të shtangur portierin Stojkoviq. Topi futet në këndin e majtë, ndërsa Serbia shokohet, kurse Xhaka bëri shqiponjën për golin spektakolar. Xherdan Shaqiri mashtron disa mbrojtës serb dhe nga rreth 16 metra, nga një pozitë anash dridh shtyllën e Serbisë dhe tifozët e saj la pa frymë pikërisht në minutën e 58-të.  Në minutën e 82-të, Embolo nga distanca gati befasoi portierin Stojkoviq.

Pas pak edhe Zuber pati mundësi të mirë, por pafat sikurse edhe Gavravoviç në minutën e 84-të. Vjen momenti i artë, eksploziv, që Serbinë e shtriu përtokë. Në minutën e 90-të, trimi ynë, Messi i Alpeve, e kush tjetër, Xherdan Shaqiri me hapa të shpejt futet në 16-sh dhe me mjeshtri ia fut topin mes këmbëve portierit Stojkoviq, 2:1. Shaqiri feston dhe bëri Shqiponjën, në anën tjetër Serbia në vaj. Fitore e madhe e Zvicrës e cila e tani renditet në vend të dytë me 4 pikë, sa ka edhe Brazili dhe një më shumë se Serbia dhe tri se Kostarika në fund të renditjes

SHPËRNDAJE