Të gjithë i dijmë përpjekjet e kosovarëve ndër decenie që në futboll, paralel me politikën, i kanë bërë “karshillëk” regjimit serbo-sllav duke treguar karakter e identit, ndryshe nga pushtuesi.
Themi se edhe në futboll i ka bërë karshillëk regjimi pasi që kush e ka përjetuar atë kohë, e mbanë mend, por edhe ata që nuk e kanë përjetuar, nëse kanë qenë sado pak të interesuar për historinë e futbollit kosovarë, do të duhej me patjetër të kenë dëgjuar për vendosmërinë e pashoqë të djemve të rinjë futbollist, por edhe drejtuesve të tyre, si trainerët, ashtu edhe udhëheqësit e klubeve e edhe referët në mbështetje të plotë nga publiku, që në këtë rastë ka qenë populli me shumicë, që njëzëri kanë braktisur organizimin e futbollit në kuadër të shtetit pushtues, duke luajtur në një organizim paralel, sado që në fund të sezonit më të mirët nuk kanë dalë jashtë Kosovës, prap, ata nuk janë ndaluar dhe në formë të tillë kanë vazhduar edhe pas luftës deri në ditën e lumtur të pranimit në shtepitë më të mëdha të futbollit evropian dhe botërëorë si UEFA dhe FIFA.
Por si e sheh raportin e kosovarëve me futbollin, shtëpia e futbollit evropian, më së miri mund ta shohim në një shkrim që është i publikuar në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet se dashuria e kosovarëve për futbollin ka ekzistuar gjithmonë, por është përforcuar edhe më shumë me rastin e pranimit të Kosovës si anëtare e 55-të e organizimit evropian, pra në UEFA.
Aty thuhet se topi i parë i arritur në Kosovë daton nga viti 1914 nga një student kosovarë i cili ka studiuar në Grenoble të Francës, ndërkohë loja e futbollit është luajtur për herë të parë nga ushtarët austro-hungarez që kanë shërbyer në Kosovë ato vite, ku janë dashur edhe 8 vite të tjera deri në themelimin e klubeve të para të futbollit, në Gjakovë e Prishtinë.
“Pas luftës së Dytë Botërore, mes viteve 1945 dhe 1991, futbolli në Kosovë bëri përparim të shpejtë. Federata e Futbollit të Kosovës u formua në vitin 1946 dhe ishte bashkëthemeluese e Federatatës së Futbollit të Jugosllavisë në vitin 1948”, thuhet në artikull, duke specifikuar ndër të tjera edhe sukseset e klubeve kosovare në kuadër të Jugosllavisë, sic ishte FK Prishtian dheeFK Trepca.
UEFA shkruan për kulmin e futbollit kosovarë, për vitin 1991 kur edhe u vendos që në gusht të atij viti të themelohet Federata e Pavarur e Futbollit të Kosovës, ndamas prej Jugosllavisë për qështje politike. E ndeshja e parë si federatë e pavarur është organizuar ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës më 13 shtator të vitit 1991, ku liga e divizionit të parë përfshinte gjithsej 20 ekipe, ndërkohë që janë dashur të kalojnë 18 muaj, në mënyrë që kombëtarja e Kosovës ta nënvizojë ndeshjen e parë si përfaqëeusese e mëvetësuar nga Jugosllavia, ku ka luajtur kundër Shqipërisë ndaj të cilës ka shënuar humbje me rezultat 3-1.
Menjëherë pas luftës, pas clirimit, thuhet në artikull se Kosova nuk vonoi në riorganizimin e federatës, shkruajtjen e statutit, organizimin e komitetit si dhe në ri-regjistrimin e klubeve duke rifulluar organizimin e garave vendore.
5 Shtatori i vitit 2016 vlerësohet edhe nga UEFA si data më e rendësishme e futbollit kosovarë, datë kjo kur u pranua FFK-ja si anëtare e 55 e UEFA-së dhe sot e asaj dite, bën përpjekje që ta zhvillojë futbollin lartë e më lartë, pasi që dihet se kosovarët janë të talentuar për sporte, por iu mungojnë kushtet për përmirësimin e të cilave po punohet.
Ne si redaksi ju sollëm përmbajtjen e këtij artikulli për të nënvizuar atë që vitet e fundit po vlerësohet edhe nga evropianët, sado që ngadalë, puna dhe vullneti i pashoq që të jemi si shoqëri pjesë e botës së lirë e të emancipuar në cdo sferë, e sidomos në sport e kulturë.