Kosovare Asllani ka ardhur në Kosovë për 15 vjetorin e pavarësisë.

Futbollistja me famë botërore që luan për Milanin dhe Suedinë erdhi sot në Kosovë me epitetin e Ambasadores së Shpresës së Mirë të UNICEF-it, për të dhënë mesazhe në këtë ditë të veçantë për vajzat dhe gratë kosovare se suksesi arrihet me punë e përkushtim pa dallim gjinie.

Ajo u prit nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Asllani u nderua me figurën e Hyjneshës në Fron, si një Hyjneshë e Futbollit dhe me fanellën e Kombëtares së Kosovës.

SHPËRNDAJE