
Kosova dhe Islanda do të ndeshen sonte në “Fadil Vokrri” në kuadër të play-offit të Ligës së Kombeve.
Dy kombëtaret po “luftojnë” për një vend në Ligën B. Islanda e synon mbetjen në të, e Kosova ngritjen në të nga Liga C.
Kosova aktualisht renditet e 99-ta prej kombëtareve të pranuara në FIFA, kurse Islanda gjendet 29 pozita më mirë se Dardanët, gjegjësisht në pozitën e 70-të.
Në pesë ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, Kosova ka 4 fitore e një humbje, kurse Islanda 1 fitore, 3 humbje dhe 1 barazim.
Por, si kanë performuar këto dy kombëtare në Ligën e Kombeve, në bazë të statistikave, deri më tani këtë sezon?
Gjeni më poshtë statistikat: