Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan për fitoren e madhe të Kosovës. Lojë brilante e kombëtares së Kosovës, duke fituar tri pikë të mëdha dhe ia shtojnë gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.

Kosova si uragan, mposht me rezultat 2:0 Malin e Zi, në ndeshjen që u luajt në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Rreth 12500 shikues u kënaqën me lojë e rezultat të djelmoshave “Dardanë”. Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, futi në lojë përbërjen më të mirë, e cila dhuroi lojë maestrale karshi malazezëve. Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi shënuan për fitoren e madhe të Kosovës. Lojë brilante e kombëtares së Kosovës, duke fituar tri pikë të mëdha dhe ia shtojnë gjasat për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020. Djelmoshat tanë treguan lojë shumë të mirë, duke sulmuar vazhdimisht në drejtim të portës së malazezëve, madje patën edhe mjaft raste, që fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë. Kosova arkëtoi tri pikë të rëndësishme dhe që vazhdojnë ëndrrën për kualifikim.

Kosova renditet në vend të tretë me 11 pikë, ka 4 me pak se lideri Anglia dhe një se Çekia në pozitën e dytë në grupin A. Në minutën e 7-të, tensione në fushë, por gjithçka qetësohet. Ndëshkohen me karton të verdhë Vedat Muriqi dhe Jovoviq. Në minutën e 9-të. Amir Rrahmani godet bukur me kokë nga rreth 11 metra por Petkoviq mezi e shpëtoi portën e tij. Bersant Celina për bukuri harkoi nga këndi dhe Rrahmani sërish godet me kokë, duke e futur topi në rrjetën e portierit Petkoviq, 1:0 në minutën e 11-të. Gol që çoi në këmbë të gjithë në stadium, shpërthyen me brohoritje e duartrokitje. Në minutën e 23-të, Kosova dëmtohet për një penallti kur pengohet Hadërgjonaj, por pipi i gjyqtarit hesht.

Pas dy minutave (25’) Milot Rashica i vetmuar nga rreth 12-13 metra gjuajti përtokë por jashtë portës. Në minutën e 28-të, Hadërgjonaj në pozitë të mirë por gjuajtja e tij bllokohet dhe korrne. Kosova me fat të madh në minutën e 30-të, pasi që Boleviq nga rreth 13 metra godet fortë dhe Muriç me vetëmohim të pashoq e dëboi topin pranë tërthorëses. Në minutën e 31-të, Bersant Celina për bukuri harkoi, paksa e ultë por Vedat Muriqi nga rreth 5 metra me kokë gjuajti mjaft mirë por zëvendësuesi MIjatoviq nuk lejoi që të futet në rrjetë. Shpërthen gëzimi në stadium pikërisht në minutën e 35-të. Vedat Muriqi i shpejt, futet në 16-sh, godet por e pret gjuajtjen e tij Mijatoviq dhe sërish topi rikthehet por sulmuesi ynë e fërfëllon topin në rrjetë, 2:0. Muriqi tregoi klasin e tij, ndryshe është sulmues i Fenerbahces. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, Milot Rashica nga rreth 20 metra gjuajti jashtë portës së majtë të portierit Mijatoviq.

Në minutën e 52-të, Mali i Zi rrezikon por Lagator nga rreth 14 metra gjuajti fortë por për fat të mirë mbi portë. Në minutën e 60-të, Florent Hadërgjonaj vonohet për gjysmë hapi dhe lëshoi mundësinë për të trefishuar rezultatin pas asistimit të Kolollit. Kosova e pafat, Vedat Muriqi nga afërsia me kokë gjuajti për mrekulli por tërthorësja ia mohoi golin në minutën e 68-të. Në minutën e 75-të, Vedat Muriqi nga 12 metra gjuajti përskaj shtyllës pingule të djathtë të portës së mysafirëve. Në minutën e fundit, Muriqi humb një rast ideal, MIjatoviq e pret gjuajtjen e tij. Kosova shënoi fitore të madhe dhe me plotë meritë me rezultat 2:0. Nga ana tjetër, Shqipëria i shkaktoi debakël me rezultat 4:0 Moldavisë në Chisinau, në kuadër të grupit H.

Pikë të mëdha për Shqipërinë, që e mbajnë ende me shpresë për vend të tretë. Në minutën e 22-të, Zhbllokohet sfida! Sokol Cikalleshi kalon në avantazh Kombëtaren e Rejës, pas një gafe në mbrojtje të moldavëve! Në minutën e 34-të, Gafa amatoreske e portierit Koshelev, i cili i dhuron një top Bares, i cili me portën e boshatisur nuk fal, duke dyfishuar shifrat! Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë pikërisht në minutën e 40-të, Debutim ëndrrash, Lorenc Trashi shënon një supergol! Pas një depërtimi nga e majta, futbollisti i Partizanit, përfiton nga një gabim i mbrojtësit moldav, duke lëshuar një predhë me të majtën! Fantastik goli i gramshiotit, 0:3. Në minutën e fundit, Manaj shënon për 0:4. Shqipëria renditet në vend të katërt me 12 pikë.

SHPËRNDAJE