Republika e Kosovës do të humb 16 milionë euro kredi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi që më 4 gusht përfundon një marrëveshje ekonomike më këtë Fond. Haki Shatri, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se veteranët e UÇK-së, do të vazhdojnë të marrin pensionet deri në një vendim përfundimtar nga organet e drejtësisë.

Më tej siç shkruan Ekonomia Online, ai ka shtuar se është padrejtësi pezullimi i pagesave përderisa nuk e vërteton drejtësia të kundërtën

 

Qeveria thotë se nuk i ka 4 milionë euro për pagat e veteranëve

Burime diplomatike kanë treguar për Gazetën Express se krejt kjo ka ndodhur pas që Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta bindë Fondin Monetar Ndërkombëtar që një pjesë e fondeve të tyre të jepen për pensione për veteranët e UÇK-së, numri i të cilëve dyshohet të jetë i fryrë, tregojnë të njëjtat burime.

Por, Hysni Gucati, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, thotë se krejt kjo situatë është bërë për shkak të Qeverisë së Kosovës, dhe Isa Mustafës.

Sipas tij, ata e kanë neglizhuar tash e sa muaj Ligjin për veteranët dhe kategorizimin e tyre.

“Qeveria është fajtore për këtë situatë të krijuar. Ne u kemi thënë që sa muaj që të bëhet ligji dhe të bëhet kategorizimi. Kjo është neglizhuar tepër, dhe tash jemi në këtë situatë. Sikur të kishte ligj dhe kategorizim kjo nuk do të ndodhte. Kategorizimi i veteranëve është shpëtim për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Gucati.

Ai ka treguar se Qeveria e ka obligim që t’i kryejë obligimet që ka ndaj veteranëve të UÇK-së, pavarësisht se çfarë ndodh me FMN-në.

“Neve nuk është që na intereson shumë edhe kjo çështje. Ne s’kemi faj që janë prish këto marrëveshje. Qeveria e ka fajin dhe ajo tash duhet t’i gjej parat për t’i paguar pensionet e veteranëve. Nëse kjo nuk ndodh ne mund edhe te marrim masa. Nuk është që më pëlqen të dalim në rrugë e të protestojmë, por këtë veprim ne nuk e shmangim. Mund të këtë protesta nëse s’ka pensione”, thotë ai.

Gucati ka treguar se aktualisht janë të regjistruar 31,700 veteranë të UÇK-së.

Kurse, zyrtarë të institucioneve të Kosovës gjatë ditës së premte e kanë pranuar se FMN ka ndërprerë këtë marrëveshje./Express/

SHPËRNDAJE