“Ende nuk është zyrtarizuar asnjë marrëveshje për koalicion qverisës mes  PDK-së dhe AKR-së… pamvarësisht se cfarë shkruajnë disa media..” kanë dekaruar sot për AIK “Presheva Jonë” lideri i AKR-së z.Pacolli dhe shefi i kabinetit të Thacit z.Memli Krasniqi.

Prishtinë, 13 shkurt/ IK-Presheva Jone

Mimoza Kusari: AKR shumë e qartë ose postin e presidentit ose tërhiqemi ! Nënkryetarja e AKR-së Mimoza Kusari Lila, ka thënë se AKR i ka kërkesat e qarta dhe se nuk do të lëvizë nga ky qëndrim. Sipas saj, kjo parti mund edhe të tërhiqet nga bisedimet për koalicion, po qe se nuk prnaohen kërkesat e AR-së. Pas takimit, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, e pranoi se procesi i bisedimeve me PDK-në për formimin e koalicionit është i vështirë, por ai u shpreh optimist se në fund do të arrihet ndonjë marrëveshje. Merret vesh se Pacolli ka paraqitur kërkesën e Koalicionit për Kosovë të Re që ai të jetë president, ndërsa koalicioni të drejtojë edhe 5 ministri. Pacolli nuk deshi të përgjigjej nëse është e mundur që të krijohet një koalicion ndërmjet PDK-së dhe AKR-së nëse ai nuk bëhet president. “Ende nuk është zyrtarizuar asnjë marrëveshje koalicioni ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re, kanë dekaruar sot për AIK “Presheva Jonë” lideri i AKR-së z.Pacolli dhe shefi i kabinetit të Thacit z.Memli Krasniqi. Madje, sipas lideri i AKR-së tha se edhe bashkësia ndërkombëtare e ka dhënë miratimin për një koalicion PDK-AKR dhe pakixcat serbe në Kosovë.

SHPËRNDAJE