ONU-Salle-confGjeneve/OKB, 8 gusht -(Nefail Maliqi) -Zytaret e OKB kanë njoftuar agjencine  e lajmeve “Presheva jonë” se sesioni i radhës për Kosoven në KS të OKB do të zhvillohet kah fundi i muajit te ketij viti,  më 25 gusht ne New York, ku pritet te marrin pjesë në debat edhe dy shefat e diplomacive te dy vendve fqinje,  Kosoves dhe Serbisë

 

Raporti i fundit i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për  Kosovën prej 29 faqeve tekst mbi punën e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe zhvillimet në Kosovë (16 prill-15 korrik të këtij viti) të siguruar nga agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” eshte shprehur shqetësimin për ngecjen e integrimeve  në Kosovë, krizën insitucionale, sidomos paralizimin e punës në Kuvendin  e Kosovës per shkak mosmarrëveshjeve mes opozitës shqiptare dhe pozitës kosovare për demarkacionin.

Ban Ki-moon fton Prishtinën dhe Beogradin te  vazhdojë dialogun

Sipas shefit te Kombeve te Bashkuara  “tensionet vazhdojne ne Kosovë dhe beson se e nevojshme komunikimin dhe dialogun funksional dhe të besueshëm në mes të qeverisë dhe partive opozitare e në Prishtinë.”

Ne vazhdim të ketij raporti te posapublikuar të njeriut numer nje te OKB-së, Ban Ki-moon  fton palen serbe ne Beograd dhe ate kosovare ne  Prishtinë për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, drejt nje kompromisi për t’i dhënë fund te këtij procesi e do të jetë ne favor të paqes dhe stabilitetit ne rajon.

Sipas agjencise se lajmeve “Presheva  Jonë” , seanca e radhes per Kosoven ne Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të diskutohet raporti shefit te OKB-së do të mbahet më 25 gusht.

SHPËRNDAJE