Kosova arriti dje fitoren historike në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Botëror, duke e mposhtur Gjeorgjinë në udhëtim me rezultat minimal, 0:1.

“Dardanët” janë rikthyer në Kosovë, teksa në stadiumin “Fadil Vokrri” do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshjet tjera, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht Kosova do të luajë ndaj Greqisë më 5 shtator dhe tri ditë më vonë po ashtu në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presë fuqinë botërore, Spanjën.

“Dardanët” sot do ta zhvillojnë stërvitjen e radhës, për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Greqisë.

“Ju njoftojmë se Kombëtarja e Kosovës e zhvillon stërvitjen e radhës sot në orën 13:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, thuhej në komunikatën e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

SHPËRNDAJE