dobbGjilan, 18 maj -Gjykata Supreme e Kosovës e kryesuar nga kryetarja e Kolegjit Anna Adamska Gallant duke vendosur në rastin e të dënuarve të grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”: Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani, ka vendosur që rastin ta kthejë në rigjykim, derisa në aktgjykim thuhet se duke marrë parasysh se aktgjykimet e lëshuara në Gjykatën e shkallës së parë dhe në gjykatën e shkallës së dytë janë anuluar, kolegji konsideron se vuajtja e dënimit e të pandehurve duhet të ndërpritet menjëherë, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

Ndryshe trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, kishte shpallur aktgjykimin ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”.  Trupi gjykues kishte shqiptuar hiq më pak se 56 vite e 44 muaj burgim. Kryetari i trupit gjykues Arkadiusz Sedet duke shpallur aktgjykimin pati thënë se Valon Jashari është fajtor dhe dënohet për veprat penale të terrorizmit, dhe organizimi i grupeve terroriste. Gjykatësi Sedet pati thënë se akuzat për armët nuk janë pranuar pasi vetë prokuroria ka hequr dorë.

Aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkonte këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste, pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve. Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi. Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhej në aktakuzë.

SHPËRNDAJE