Trajneri i Juventusit, Antonio Konte ka theksuar se skuadra e tij është e gatshme për t’u rikthyer në elitën e futbollit evropian pas fitimit të titullit të kampionit në Serie A në edicionin e kaluar.
“Edicioni i kaluar ishte padyshim i shkëlqyer. U kthyem te fitorja, u kthyem të parët e Italisë. Shpresojmë në një projekt që na lejon të jemi protagonistë edhe në Evropë dhe në botë. I gjithë ky entuziazëm që kemi gjetur këto 2 vjet është një arsye më shumë, që na shtyn t’i japim kënaqësi dhe fitore të mëdha tifozëve tanë. Dëshirojmë ta kthejmë Juventusin aty ku e meriton”, ka deklaruar Konte.

SHPËRNDAJE