Në komunën e Preshevës prej ardhjes në udhëheqje të pushtetit aktual, kemi parë të bëhen punë në intensitet jashtëzakonisht të vogël, ani pse të gjithë fushatën, partia udhëheqëse e Shqiprim Arifit, pra Alternativa për Ndryshim e kishtë të bazuar në retorikën se do të punohet në “dojce sistem”, apo që jo rrallë thojshte edhe “nemacki sistem”. Kjo, tek qytetarët ka lënë të nënkuptohet se do të vije një pushtet me dinamikë me të vërtetë më të fuqishme të zhvillimit të detyrave me të cilat ngarkohen udhëheqësit, me c’rast edhe ia kanë besuar votën.

Por, ajo cka po ndodhë, e për të cilën dëshmitarë janë të gjithë qytetarët e dëshpruar, është se jo që nuk është sjellë ndonjë energji e re në drejtim të përparimit të dinamikës së punës në Komunën e Preshevës, përkundrazi, sot, të gjithë qytetarët pajtohen se janë mashtruar nga Shqiprim Arifi dhe subjekti i tij, pasi që ta zëmë ai në masë të madhe ka provuar të flasë me tone të ashpra kundër nepotizmit, e tenderomanisë, por, sot shofim një udhëheqje në krye të Komunës së Preshevës, me veprime të pa para ndonjehërë në këtë drejtim, duke i harruar të gjitha premtimet.

Së fundi e kemi rastin e kompanisë “Arso-Com” e cila sot ka publikuar disa dokumente të cilat shfaqin pikërishtë ato për të cilat folëm më lartë, pra shfaqin papërgjegjshmërinë dhe të kundërtën e asaj që do të duhej të ishte e rregullt për procedurat tenderurese.
Fjala është për trotoarin në rrugën prej tek ish-tregu i gjelbërt e deri tek shkolla fillore Prof. Ibrahim Kelmendi, ku pas ankesave të kompanisë “Arso-Com”, jo vetëm se është ndërprerë projekti, por, gjithashtu Komisioni Republikan për mbrojtjen e të drejtave në procedurat e prokurimit publik, e obligon Komunën e Preshevës që t’ia paguaj dëmshprblim për shpenzimet e ankesave, kompanive ankuese, në këtë rast “Arso-Com”

Po ju paraqesim më poshtë atë cfarë shkruan “Arso-Com” zyrtarisht:

Njoftim !
Me 29.05.2020 në komunën e Preshevës ishte hapja e ofertës për Projektin e Rregullimit të trotuarit në Preshevë nga ish tregu i gjelbërt deri tek shkolla fillore Prof Ibrahim Kelmendi, tender i cili ishte shpallur më 07.04.2020.
Si ofertues në këtë projekt të shpallur nga komuna e Preshevës, kemi vërejtur një numër të madh të parregullsive si psh: mungon projekt-dokumentacioni,nuk është ofruar qasje në teren , paramasat dhe parallogaritë e tenderit për 1 km gjatësi me shuma marramendëse në vlerë prej 1 milion Euro me TVSH, e të cilat janë ndryshuar gjatë procedurës së tenderimit si dhe shumë parregullsi tjera, prandaj ditën e hapjes së ofertave, kemi parashtruar ankesë në Komunë, njëkohësisht në Komisionin republikan për mbrojtjen e të drejtave në procedurat e prokurimit publik.
Komisioni republikan, pasi ka konstatuar shkeljet nga komuna e Preshevës, me datë 03.07.2020 ka sjellur aktvendim në të cilin e ka miratuar ankesën tonë si të bazuar dhe të drejtë , ndërsa i njejti me datë 09.07.2020, ka sjellur aktvendim me të cilën e hudhë poshtë në tërësi tenderin e theksuar të shpallur nga komuna e Preshevës.
Në njoftimin e publikuar nga komuna e Preshevës me datë 29.05.2020, në mënyrë tendencioze dhe të paskrupullt kompania jonë është cilësuar si penguese në realizimin e këtij projekti, gjë që nuk është e vërtetë, sepse pengues, prolongues dhe fajtor jo vetëm i këtij projekti por edhe i projekteve të tjera, është vet porositësi i projekteve-Komuna, ashtu siç është konstatuar dhe po konstatohet nga Komisioni republikan për mbrojtjen e të drejtave në procedurat e prokurimit publik.
Me këto shkelje, porositësi i tenderit-Komuna, përveç që po mban peng projektet, po detyrohet të dëmshpërblej edhe shpenzimet e ankesave, deri tani dikund e 30-ta me radhë.
Më poshtë po i publikojmë edhe Aktvendimet e përmendura.

Kompania Arso-Com
Preshevë

SHPËRNDAJE