Siç dihet, thuajse në të gjitha tokat shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por edhe në diasporë, po kremtohet datëlindja e 9 e shtetit të Kosovës me programe të ndryshme e duke ardhur edhe personalitete të njoura nga i gjithë atdheu për në diasporë. Por, pak më ndryshe e më veçantë, e filluan kremtimin e kësaj feste tre veprimtarë që jetojnë në Zvicër. Shefket Hasani, komandant i UÇPMB-së, që jeton dhe vepron në St.Gallen, Fazli Musliu, kryetar i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ me qendër në Gossau të St.Gallenit, si dhe Dashnim Hebibi, drejtor i Institutit Helvetikë të Europës Juglindore me seli në Zvicër, vizituan qendrën e LAPSH-it, ku u mirëpritën nga koordinatori i LAPSH-it për kt.Argau, Riza Demaj, që njihet si Daja Riz, një veprimtarë i dëshmuar i çështjes kombëtare dhe veprimtar i madh e shumë i dalluar i shkollës plotësuese shqipe.

Aty rreth orës 15.00, të datës 17 shtator, mu në ditën e 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, këta veprimtarë u njoftuan edhe për së afërmi me punën që ka bërë e që po bënë LAPSH-i. Zyrja e LAPSH-it, ishte e mbushur me libra e fletore për nxënësit e shkollës plotësuese shqipe, e Riza Demaj, falënderoi nga zemra musafirët. Jo rastësisht, musafirët theksuan se kanë ardhur për ta vizituar këtë zyre, duke e ditur rëndësinë e madhe që ka pas e ka edhe në të ardhmen.

“Këtu mblidhen mësuesit dhe drejtuesit e LAPSH-it, por edhe dashamirë të tjerë të shkollës shqipe, për të bashkëbiseduar për suksese të mëtutjeshme. Se si është shkolla shqipe, është e ditur deri diku, me një fjalë, nuk është se si do të duhej, duke ditur, se në Zvicër jetojnë dhe veprojnë një numër i madh i mërgatës sonë. Në shkollat zvicerane në këtë kanton, është një numër shumë i madh i fëmijëve mërgimtarë, por në shkollën shqipe ende nuk po vijnë sa duhet’, ka thënë ai.

Me këtë rast, por edhe rasteve të tjera, si gjithmonë, Riza Demaj, ka kërkuar e kërkon nga të gjithë që munden të kontribuojnë, që fëmijët mërgimtarë të sjellin fëmijët e tyre nëpër shkolla.

Siç theksoi ai, të dish gjuhën shqipe, është nder i madh, sepse aty ku flitet shqipja do të mbijetoj kombi ynë, e aty ku nuk flitet, do të jetë e vëshirë e ardhmja.

Padyshim, se musafirët, premtuan, se edhe në të ardhmen, sikurse deri më tash, do të japin kontribut, që të rritet numri i nxënësve nëpër shkollat plotësuese shqipe dhe falënderuan shtetin mikë të kombit tonë Zvicrën, që ka mundësuar me të gjitha kushtet e nevojshme, që të mbahet ky mësim.

Riza Demaj, vlerësoi lart këtë vizitë dhe falënderoi shumë musafirët, që janë kujtuar të vijnë dhe të vizitojnë.

Ai ndër të tjera tha, se shkolla plotësuese shqipe, ka dhënë kontribut të madh e po jep, por duhet përkrahur nga të gjithë edhe më shumë, që të kemi edhe një numër më të madh të nxënësve. Vullneti egziston i joni për të pasur suksese, por duhet bashkëpunimi të jetë më i madh nga të gjithë.

Me pas fjalën mori komandanit i UCPMB-së z.Shefqet Hasani tha, se “në luftë duhen luftëtarë, e për të ardhmen e sigurt, duhen të rinjë e të reja që e duan shqipen, kombin, flamurin dhe investojnë në atdhe. “Luguna e Preshve ka qenene dhje dot embete pjese e Kosovës, ndyrtshe nuik do ta qunaim Kosovë Lindore Ta mbyllin gojen ata qe e duan Presheven nen  Serbi, sepse historine e shkruna pushka dhe popuilli dhe e jo llafazenët politik. Fundja, kjo pjesë e Kosovës, e ka dëshmuar vullnetin e vetë edhe gjatë referendumit të 1, 2 marsit të vitit 1992 që jemi pjesë e  pandarë e Kosovës, kjo nuk është një gjë e re, meqë është i njoihur jo vetëm Beogradi, por edhe mbarë faktori ndërkombëtar.

Ndërsa, Fazli Musliu, theksoi, se edhe shoqata jonë, është munduar dhe po kontribuon edhe për shkollën shqipe. Normalisht, se do të duhej, që të kontribuojmë edhe më shumë që të gjithë së bashku.

Ndërsa, Dashnim Hebibi, gjatë bashkëbisedimit, herë pas here, e mori fjalën, duke ia bërë me dije, “se do të ishte shumë e nevojshme, të mos them emergjente, që të bëhet çmos, apo të gjendet shkaku, se pse fëmijët mërgimtarë nuk janë sa duhet në shkollat shqipe”.

Takimi ishte i përzemërt dhe Riza Demaj, me këtë rast, i uroi të gjithë shqiptarët kudo që janë këtë 9 vjetor të shtetit të Kosovës, duke theksuar, se do të na duhet të punojmë shumë e më shumë, dhe të realizohet amaneti i dëshmorëve, e i të parëve tanë, që të gjithë të jemi me një flamur kuq e zi.

“Ne jemi e do të jemi një, si vëllau nga Presheva, si ai nga Peja, Tetova,  Tirana, Prishtina, Gjilani, Ulqini, apo qytete të tjera, jemi një e do të mbesim përjetë kështu”, ëshë shprehur ai. /B.S

SHPËRNDAJE