Preshevë, 19 shkurt  -Rreth 6.7 milionë votues kanë të drejtë vote në Serbi, të cilët priten të zgjedhin qeverisjen e re të vendit. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, ish-ultranationalisti  dhe bashkepunëtor i Sheshelit i “konvertuar” në liberal proevropian, do të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale të kësaj pranvere, ka njoftuar partia e tij SNS përkunder se edhe presidenti aktual Nikolic ka parajmeruar kandidimin per te njetin postë, shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Favorit mbetet Aleksander Vuçiç, kryeministër i deritanishëm, por pritet që grupet radikale të kthehen në Kuvend, në një moment kur Serbia dëshiron të shkojë një hap përpara drejt integrimit në Bashkimin Europian. Kërksat për lufte dhe shkuarja per të luftuar me dy djemt e tij ne Kosovë duket se Nikolicit i dolën bumerand te cilit nga Davosi i Zvicres shefi i qeverise serbe Vuicic ja terhoqi vërtjtjen duke ja ndaluar presidentit të tij te flas më për lufte (“Vučić zabranio Nikoliću da priča o ratu“). Vec kesaj edhe raundi i fundit te dialogut ne Bruksel ku mori pjese edhe Nikolic zbehu popullaritetin e presidentit serbe ne BE dhe Serbi, ka konstatuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Kryeministri serb, konservatori Aleksandar Vuçiç do të fitonte që në turin e parë edhe zgjedhjet presidenciale, sipas sondazhit të agjencisë ”Faktor Plus” dhe i publikuar sot nga gazeta ”Politika”. Nëse zgjedhjet presidenciale do të zhvilloheshin nesër në Serbi, atëhere Vuçiç do të merrte 58 për qind të votave, i ndjekur me diferencë të madhe nga presidenti aktual, Tomislav Nikoliç dhe nga ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, të dy me nga 10 për qind të votave.

Bordi kryesor i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) sot miratoi kandidat presidencial Aleksandar Vuçiq, sepse, siç tha ai, lideri i SPS Ivica Daçiç, ai është e mirë për Serbinë.

I konsideruar si kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Tomislav Nikoliçin, mandati i të cilit përfundon në maj, Aleksandar Vuçiç pritet të ketë kundërshtar atë për të cilin ai ka qenë një bashkëpunëtor, ultranacionalistin e ekstremit të djathtë, Vojislav Sheshelj, i liruar në mars 2016 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY), ku ai u gjykua për krime të kryera gjatë luftërave të viteve 1990.

 

Dy përfaqësues të qendrës pritet të jenë gjithashtu kandidatë për president, Vuk Jeremiç, së fundmi kandidat për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, dhe Sasha Jankoviç, i cili gëzon popullaritet në radhët e intelektualëve properëndimorë.

 

Redaktori për ceshtje ballkanike i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” e cila po ndjek përseafërmi zhvillimet ne Serbi, bazuar nga fushatëne “nxehtë” parazdhore konstaton se Aleksander Vucic do te jete president i ardhshëm i  Sebrisë, kurse kryeminister Ivica Dacici, per ta ja lshuar vendin Vuk Jeremicit për shef te diplomace serbe i cili pamvaresisht nga raportet me Kosovën, sado kudo ky i fundit  ka pasur një imazh dhe reputacion pak me nyrshe nga perosnliate tjera serbe jo vetme në OKB por edhe ne BE.

Kjo agjenci lajmesh nga Presheva jep ket prognoze te posteve te kreut te ardhshëm serb jo pse para zgjedhjjeve  ishte mediumi i vetem shqiptar që “ja qëlloi” se Donal Trump do te jte persdier ti i ardhshme i Aerikës, porse he per he Serbia end enuk ka emra terinj te cilet mund t’i rpijner repuvlikes se Serbisë, sepse popullata (e moshuar serbe) ne Serbi ka frike gjeneratat e reja se do te jenë me te buta me shqiptaret dhe vendet fqinje, sidomos ne raport me Kosovën te cilet me pahezitim do ta njohin dhe do t’ia “falin” Luginën e Peshevës Kosovës.

 

SHPËRNDAJE