Kujtim Sadriu11Kujtim Sadriu, kryetar i Qendrës për Hulumtim dhe Monitorim në Preshevë thotë për Ibna se, Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

 

Kosova dhe Prishtinë tashmë kanë paralajmëruar se, në mbledhjen e ardhshme të përbashkët në mes të dy qeverive, pritet qe te “diskutojnë për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.”

Lajmi është paraqitur me pompozitet, mirëpo analistët dhe opozita kosovare mendojnë se, cështja e Luginës duhet të jetë pjese e bisedimeve për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Kujtim Sadriu, kryetar i Qendrës për Hulumtim dhe Monitorim në Preshevë thotë për Ibna se, Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Sikurse Veriu i Kosovës, ashtu edhe Lugina e Preshevës duhet të ngritet si cështje në dialogun e Brukselit. Bashkimi Evropian po luan me standarde të dyfishta dhe nuk po i trajton qytetarët e Ballkanit Perëndimor në mënyrë të barabart. Si është e mundur që serbët e Kosovës të kenë bashkësi të komunave, ndërsa shqiptarët e Luginës nuk i kanë as të drejtat e parapara me Kushtetutën e Serbisë”, thekson Sadriu

 

Analisti i njohur kosovar Halil Matoshi thotë për Ibna se, problemet e shqiptarëve në Jug të Serbisë duhet të diskutohen në dialogun e Brukselit.

“Mendoj se Lugina e Preshevës do të duhej tashmë që moti të ishte në agjenden e bisedimeve Prishtinë- Beograd, sidomos në fushën e të drejtave kolektive politike, pastaj kulturës, arsimit etj. Por pushteti në Tiranë dhe Prishtinë është personal dhe transaktiv pra nuk është në shërbim të qyteatrëve, as të njerëzve të vet…”, shprehet Matoshi.

Madje, ai thekson se takimet mes dyja Qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë organizohen vetëm si farsë, sepse ende nga to s’ka dalë anjë ide e madhe politike, ose ndonjë projekt serioz ekonomik e kulturor.

“Janë shfaqje tragjikomike sa për fotografime në grup të qeveriatërëve të dy vendeve më të varfra në botë. E sa i përket Luginës, më vjen keq por këto dy Qeveri nuk janë në gjendje t’ia bëjnë asnjë hajr”, thekson ai.

 

SHPËRNDAJE