editttAnton Berisha

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha vlerëson se deklaratat e Gjuriq për kodin telefonik si kod gjeografik janë më afër të së vërtetës në raport me siç e quan ai, të dëshmuarën mashtruesen ordinere Edita Tahiri.

 

Sipas Berishës, fakti, që Serbia është pale në bisedime për kodin, ndonëse ITU si agjension i OKB, nuk ka të bëj asgjë me Serbinë, tregon se kompromiset e palës kosovare janë shndërruar në rregullore.

Ai thotë se Kosova eventualisht merr kodin nga ITU përmes Serbisë, që nuk i sjell asnjë dobi domethënëse.

Ja postimi në Facebook”

Deklaratat e Gjuriq për kodin telefonik si kod gjeografik janë më afër të së vërtetës në raport me tashme të deshmuaren mashtruesen ordinere Edita Tahiri.
Fakti, që Serbia është palë në bisedime për kodin, ndonëse ITU si agjension i OKB-së, nuk ka të bëjë asgjë me Serbinë, tregon se kompromiset e palës kosovare janë shndërruar në rregullore.
Në këtë mënyrë, marrëveshja për telekomunikacionin me Serbinë, merr kahun e njohur. Arrihet marrëveshja, pala kosovare realizon detyrimet, pastaj detyrimet e palës serbe negociohen prape deri në lëshimet e palës kosovare.

Përfundimi del se Kosova i jep Serbisë gjithë infrastrukturën telekomunikuese në veri, ndërsa Kosova eventualisht merr kodin nga ITU përmes Serbisë, qe nuk i sjell asnjë dobi domethënëse

SHPËRNDAJE