Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm në kuadër të Këshilli Kombëtar Shqiptar çmon lartë angazhimin e institucioneve të Republikës së Shqipërisë në avansimin e arsimit shqip në Luginë të Preshevës.

K O M U N I K A T Ë

Me këtë rast Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm me theks të veçantë përshëndetë kontributin e Ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe ambasadorit të shtetit shqiptar në Beograd, Shpëtim Çaushi, rreth Abetares dhe teksteve tjera shkollore për nxënësit shqiptarë, njoftton agjeencia informative  “Presheva Jonë” duke ju referuar një komunikate lëshu nga Këshilli Nacional Shqiptar i prirë nga z.Galip Beqiri.

Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm vlerëson, ashtu sikur edhe Shteti Shqiptar se Abetarja e zyrtarizuar nga autorët Shezai Rrokaj dhe Mimoza Gjonkutaj, për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës “është legjitime dhe shkollarët lirisht mund ta përdorin për të mësuar shkronjat e para të gjuhës shqipe në trojet e tyre etnike”, si dhe konsideron si “sukses të vitit praninë e Abetares në mesin e vogëlushëve dhe vogëlusheve të Luginës së Preshevës”.

Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm i ka dhënë prioritet mësimit të shkronjave dhe gjuhës shqipe të standardizuara sipas normave  kombëtare përmes Abetares dedikuar fëmijëve shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, ashtu siç ka theksuar Ministri Haxhinasto deri sa në të ardhmen, sigurisht do të ketë vend të arrihet një mirëkuptim i të gjitha palëve, për një Abetare gjithëkombëtare..

Komisioni për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm në kuadër të Këshilli Kombëtar Shqiptarë i fton të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që angazhimet në lëminë e arsimit mos t’i trajtojnë si të politizuara. Por, që të gjithë së bashku të angazhohemi sinqerisht e të kontribuojmë në zgjidhjen e problemeve në këtë lëmi, të cilat s’ka dyshim se janë të shumta.

SHPËRNDAJE