Njeriu është qenje kërkuese nga jeta, nga bota, asnjëherë nuk është i kënaqur me ato që ia ofron natyra dhe kërkon të perfeksionohet përherë, si në aspektin e përmirësimit të jetës duke punuar, por jo rrallë edhe duke ndërhyrë në vehten e tij, duke shëruar komplekse të cilat e pengojnë, e shqetësojnë. Në lidhje me këto ndërhyrje, në Prishtinë gjendet Dr. Adem Kllokoqi, një zotri fantastik, i edukuar nga një familje shqiptarë, por i gdhendur e i rritur si karakter me kultura të ndryshme nëpër botë. Flet qetë dhe ngadalë, duke i dhënë vetbesim pacientëve ende pa e bërë ndërhyrjen për të cilën kanë nevojë. Nuk është i fiksuar pas lekut, thotë se disa gjëra nuk do t’i bënte as për 1 milion euro, e kjo ndoshta e bën ndër më të kërkuarit në tregun e ndërhyrjeve estetike.

Spitali i tij gjindet në Prishtinë, në lagjen Matiqan pas Bregut të Diellit në rrugën kryesore, gjindet shumë lehtë, pasi e njohin të gjithë, mjafton të pyesisësh për doktor Ademin dhe të gjithë të orientojnë.
Po le ta njohim pak më shumë doktor Kllokoqin dhe punën e tijë, me anë të kësaj intereviste të shkurtër, për të cilën e falemnderojmë që pranoi të na e japë.

“Presheva Jonë”: Doktor, jeni klinika më e shquar për ndërhyrje estetike kirurgjike në Kosovë. Cka ju bën kaq të vecant, cka ju bën kaq të kërkuar për pacientët?
Kllokoqi: Unë mendoj se secilën punë të cilën njeriu e bën me dy kritere shumë të rëndësishme, të e bëjë punën me profesionalizëm dhe korrektësi, padyshim se do të kesh sukses, në të kundërtën nuk lëviz puna. Nuk është interesant të shikohet gjithcka tek leku, duhet korrektësi gjithnjë kur punoj me pacientët, përpiqem që të dal në anën e tij, të futem në këpucët e tij, por edhe duhet sigurisht që të jesh profesionist, nuk po flas vetëm për shkollimin deri në specializim, por fusha jonë kërkon “update” të vazhdueshme me njohuri të reja.

“Presheva Jonë” Përveq studimeve keni ndjekur edhe trajnime apo ekspertiza nëpër botë, Cka keni mësuar nga vendet e ndryshme gjithmonë në suaza të profesionit tuaja, a dallojnë mentalitetet për ndërhyrjet kirurgjikale estetike?
Kllokoqi: Ndërhyrjet estetike janë trend, si gjithkund në botë edhe tek ne, duke filluar prej kokës deri tek këmbët ka dicka që dikush dëshiron të korrigjoj, por, është mirë që ai korrigjim kur të ndodhë, të realizohet me kritere të ekspertëve të botës. Ne shqiptarët ende nuk e di a e prodhojmë tamam bishtin e sakicës (qesh haha), ne nuk mundemi me bë kritere, por i bëjmë “updated” e botës. Ndërhyrja estetike aplikohet prej moshës 5 vjecare, një fëmijë që pa problem me veshët (i ka pak lapoq)e përqeshin shokët, ndihet indiferent i pabarabartë ndaj fëmijëve, ndërsa kur e kryen intervenimin i kthehet vetëbesimi dhe ndihet i njejtë mes shokëve.
Shumë herë kam pas raste kur një femër apo një mashkull ka pasur hundë të shtrembërt qoftë prej lindjes apo edhe prej aksidenteve, e kanë ndje të nevojshme ndërhyrjen për korrigjim dhe shpesh kanë ardhë tek unë pas disa muajve kur më kanë thënë se jam njoftu me një djalë, jam njoftu me një femër, kjo pasi që komplekset që kanë pasur për “defektet” në trup, e kanë ndaluar të jetë i barabartë mes të gjithëve.

“Presheva Jonë” A do të thotë se ndërhyrjet kirurgjikale estetike shërojnë edhe probleme prikologjike, e luftoni edhe bullizmin si dukuri, kryesisht tek të rinjët”
Kllokoqi: Realisht po, me interevenim tonë, sic thash njerëzve iu kthehet vetbesimi. Në botë në cdo profesion, armiku më i madhë pse nuk lëviz drejt suksesit është frika për të ndërrmarrë hapa, e personat që defektet në trup i përjetojnë rëndë duke u izoluar në shoqëri, sigurisht se një ndërhyrje estetike iu hap horizonte të reja për jetën në cdo sferë.

“Presheva Jonë” Cilat janë zakonisht kërkesat e të rinjat për ndërhyrje, por edhe gjinit që kërkojnë më shumë ndërhyrje?
Kllokoqi: Jam tash e më shumë se 20 vite në këtë fushë, deri para disa muajve edhe në QKUK, por atje nuk kryhet ndërhyrjet estetike, por vetëm patologjike si djegjet, lëndime, indet e të ngjashme. Sa i përketë estetikes, as në botë nuk paguhet nga shteti apo sigurimi shëndetësorë, pra për intervenime estetike edhe në krejt botën duhet të paguhet. Cka dallon tek ne në raport me botën janë cmimet, të cilat janë shumë më të lira. Kryesisht, kërkesë më e madhe është intervenimet në hund, jo vetëm për estetike, por edhe për shkak të frymëmarrjes, pastaj janë gjinjët, secila femër që lind, ka nevoj me bë ngritje të gjinjëve, dmth formësim apo modelim, si i thonë anglisht “liftin”, pastaj kërkesa ka për abdomenoplastikë përsëri tek femra kryesisht pas lindjes, është një procedurë e cila bën thithjen e dhjamit e cila bëhet në mënyrë profesionale duke u shkrirë dhe përmes atyre kanullave, nxjerret jasht.
Pastaj është një trend tjetër në botë të cilin e realizojmë, është formësimi i trupit tënd me dhjamin tënd, kryesisht bëhet për formësimin e të pasmeve që quhet BBL apo të pasmet e ngritura braziliane. Më herët, ashtu sic janë hedhur implantet në gjinjë, për rritje, janë hedhë edhe në të pasme, por meqë ulemi në të pasme dhe gjithnjë ka shtypje të peshës, pastaj aty ndodhë deformime dhe nuk është shumë efikase, kurse me dhjamë, bëhen më suksesshëm.
Në ndërhyrje kirugjikale estetike nuk janë larg as meshkujt, edhe meshkujt duan të duken bukur. Ne zakonisht kemi dëshirë që edhe telefonin, makinën apo banesën e shtëpinë kur e marrim, duam ta kemi sipas dëshirave tona, e tash paramendo, pse të mos e duam edhe vehten ashtu sic ëndërrojmë. Ka ndërruar qasja, më parë, gjithkush që ka kryer intervenime, kanë dashur që të mbeten anonim, tash rrallë më ndodhë që dikush më thotë që të mos dëshiron që të dihet se ka kryer ndërhyrje.

“Presheva Jonë” Meqë jemi medium prej Preshevës, doktor deshta me ju pyt sa ka qytetarë të Luginës që kërkojnë ndëryrje estetike në klinikën tuaj?
Kllokoqi: Kemi mjaftë, ne jemi shqiptarë të gjithë, kudo që jetojmë. Tek ne vijnë edhe për shkak të ndjenjës së sigurisë që e kanë, po flas për siguri në përgjithësi. Po e marrim shembull nëse e kryen një ndërhyrje në Turqi, atje nuk ke kurrfarë sigurie, nuk të jep askush përgjegjësi për ty ckado që ndodhë, nuk po them se nuk janë të mirë, por të shikojnë më shumë si lek, shembull kur shkojnë atje e kryejn edhe barkun edhe formësimin e vitheve, kur i bën të pasmet pacienti duhet të shtrihet në bark, kur e bën barkun, duhet të shtrihet në shpinë, pacienti nuk mund të rrin në ajr, nuk shkojnë të dya ndërhyrjet njëherazi, e unë kam pas shumë raste që më kanë thënë se i kam bërë të dyat. Ai nuk lodhet nëse del mirë apo jo, nuk ka përgjegjësi si dhe janë më të kushtueshme.
Nëse dikush dikush vjen në klinikën time, nëse edhe 1 milion euro do të më jepte, nuk do të pranoja të ndërhyja të njëjtën kohë edhe në bark edhe në vithe, nuk ikim prej kritereve të botës. Kam vazhdimisht edhe nacionalitete tjera pacient si amerikan, italian, gjerman, pra jemi të hapur e të frekuentuar edhe si rezultat i pacientëve që janë ndarë të kënaqur e na kanë rekomanduar tek kolegët apo bashkëpuntorët e tyre të huaj.

KLLOKOQI: Si fëmija kam pasur një të kaluar si i varfër, si ndoshta shumica e shqiptarëve, e kjo më ka bërë që shërbimet për fëmijë që vijnë e kërkohen, tek unë janë pa pagesë, këtë e kemi bërë për tua lehtësuar dhimbjen prindërve të rinjë që fëmija i lëndohet apo digjet e ka nevojë për ndërhyrje, tek ne i ka dyert e hapura.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE