Në një emision sportiv në njërin nga televizionet nacionale derisa po zhvillohet diskutim rreth zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me licensimin e FFK-së dhe arsyet se pse po vonohet kjo qështje nga ana e MKRS-së, të pranishëm ndër të tjera ishin edhe zv. ministreja znj. Daulina Osmani.

Gjatë diskutimeve, përplasjes së argumenteve mes znj. Osmani dhe z. Shasivar Haxhijaj anëtarë i Komitetit Olimpik, ku ky i fundit i ka tërhequr vërejtjen zonjës zv. ministre se udhëzimi administrativ i MKRS-së nuk i kërkon individëve nëpër federata që të mos jenë nën hetime, por të mos jenë të dënuar me një vendim të plotëfuqishëm.

E kjo ka qenë rasti i parë kur dikush prej MKRS, në këtë rast znj. Osmani e ka pranuar se kjo është e vërtet dhe se askund nuk thuhet se për licenisim duhet të sillet dokument që dëshmon i mos përfshirjen në aktakuzë, por ajo që kërkon udhëzimi administrativ është dëshmi se nuk është i denuar me vendim të formës së prerë.

Nga kjo që u dëgjua duke thënë znj. Osmani, na lë të kuptojmë se megjithatë MKRS më në fund do të kryej detyrat e saja, pra licensimin e FFK-së dhe hapjen e rrugës për vazhdimin e punëve të mira për futbollin në vendin tonë.

SHPËRNDAJE