Bujanoc, 23 shkurt 2012 – KKSH ka miratuar vendimin për buxhetin e vitit 2012, ka dhënë mendim pozitiv për përcaktimin dhe emërtimin e rrugëve të qytetit në Bujanoc, ka dhënë pëlqim për zgjedhjen e drejtorit në shkollën fillore në Caravajkë të Preshevës si dhe ka zëvendësuar dy anëtarë të komisionit për zgjedhjen e emblemës.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në seancën e sotme, e cila ishte e treta me rradhë për këtë vit ka miratuar propozim-vendimin për buxhetin e këtij viti i cili kap shumën prej 24.234.000 dinarësh. Në kuadër të këtyre mjeteve, KKSH-së nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave i’u janë ndarë16.600.000 din, kurse pjesa tjetër prej 7.634.000 din janë mjete të bartura nga viti i kaluar.

Mjetet e bartura nga viti i kaluar, me vendim të kuvendit të Këshillit Kombëtar Shqiptar,  do të  shpenzohen për meremetimin e ndërtesës së KKSH-së, ndërsa me një pjesë të caktuar të tyre do të bashkë-finansohet edhe botimi i revistës ”Nacionali”, si organ zyrtar i informimit për bashkësinë etnike shqiptare në Serbi.

Mjetet e parapara nga Ministria përkatëse për këtë vit, duke u bazuar edhe në programet e hartuara nga ana e komisioneve të cilat veprojnë në kuadër të KKSH,  janë dedikuar sipas kësaj mënyre:

Komisioni për Arsim: 2.360.000 din

Komisioni për Kulturë dhe Rini: 2.065.000 din

Komisioni për Informim: 1.200.000 din

Komisioni për përdorimin e gjuhës dhe shkrimit 500.000 din

Ndërsa për shpenzimet për paga, kontributet pensionale dhe shëndetësore, udhëtime yzrtare, kontratat  në vepra dhe harxhimet tjera materiale janë ndarë 8.794.000 din.

KKSH, poashtu në takimin e sotëm i dha mendim pozitiv kërkesës së Kuvendit Komunal të Bujanocit për përcaktimin dhe emërtimin e rrugëve dhe shesheve të qytetit të Bujanocit.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar dha pëlqimin për zgjedhjen e drejtorit të Shkollës Fillore “ Migjeni ” të fshatit Caravajkë të komunës së Preshevës.

Në fund të takimit të sotëm, kuvendarët e KKSH-së shkarkuan nga detyra  dy anëtarët e deritanishëm të komisionit për zgjedhjen e amblemës duke i zëvendësuar ata me dy anëtarë të rinj, njofton Shërbimi për Informim i KKSH-së

SHPËRNDAJE