Bildergebnis für ragmi mustafa ambasadorin amerikanKryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ne Lugine e Preshevës Ragmi Mustafa me   ambasadorin e SHBA-së Kyle Scott

Falënderoj të gjithë që angazhohen, ta kthejmë besimin brenda nesh dhe në mes nesh, që ta përfaqësojmë vullnetin dhe aspiratën tonë nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit 92. Prandaj, KKSH mbetet institucion i hapur për t’iu bashkuar. Sikur qytetaret e Medvegjes, Buujanoces dhe Presheves ashtu edhe redaksia e agjencise kombëtare “Presheva Jonë” si nje medium prestigjioz dhe i vetëm ne keto treva shqiptare “KKSH hë për hë  eshte i vemti institucion, i vetmi zë ne Luginen e Presheves qe vepron ne favor te interesave kombëtare te kesaj krahine aktulaisht ne Serbi”
KKSH ne bashkepunim me SHBA-të, BE-ne dhe nderkombetaret tjere drejt realizimit te te drjetave kombëtare 

Lidhur me kete dhe shume tema tjera, me rastin e nderrimit te motmoteve agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka zhvilluar nje interviste me z.Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së
* Kryetar, meqë jemi ne prag te ndërrimit te mot moteve mund te na thoni viti qe po e leme pas, përkundër sfidave kishte zhvillime pozitive ne KKSH?

Ragmi Mustafa:
Pasi që jemi në prag të ndërrimit mot moteve, fillimisht më lejoni të falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët që japin kontribut të pa kursyer për KKSH-ën. Anëtarët që I vënë për mision tejkalimin e pengesave në arsim, kulturë, informim dhe përdorimin zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, e që janë pengesë për zhvillimin e tërësishëm të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Patjetër dua të falënderoj të gjithë që më dhanë të drejtë të kërkoj me forcë e guxim, mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimi i identitetit kombëtar e në veçanti të flamurit kombëtar; Krijimin e rrjetit të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës si dhe shndërrimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në institucion të respektueshëm vendor e ndërkombëtar. U jam pafundësisht mirënjohës gjithë atyre që mbajnë idealist, që bëjnë të besojë në të pamundshëm, që ta bëjmë të mundshme! Falënderoj të gjithë që angazhohen, ta kthejmë besimin brenda nesh dhe në mes nesh, që ta përfaqësojmë vullnetin dhe aspiratën tonë nga Referendumi i 1 dhe 2 marsit 92. Prandaj, KKSH mbetet institucion i hapur për t’iu bashkuar. Sepse bashkë dhe vetëm bashkë mundemi. Bashkë dhe vetëm bashkë duhemi të ecim tutje. Marrja e përgjegjësive nga përbërja e re ka intensifikuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka referuar për herë të parë në takimin e grupit jo formal të Ambasadorëve “Miq e Luginës” për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ka referuar para Komisionit për Barazi dhe Mos-diskriminim pranë Këshillit të Evropës me seli në Strasburg të Francës, ka marrë pjesë në takimin e Nënkomisionit të të Drejtave të Pakicave të Asamblesë parlamentare të Këshillit Evropës. Për herë të parë është vendosur mënyra e financimit të rregullt edhe nga Republika e Shqipërisë dhe jemi në proces për eksplorimin e mundësisë edhe nga Republika e Kosovës. Ka nisur iniciativën për hapjen e Konsullatës të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Luginën e Preshevës. Ka nisur iniciativën për Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrisë së Arsimit të Republikë së Serbisë dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Shqipërisë, që në fillim vit do të jep efektet sa i përket teksteve mësimore në gjuhën shqipe. KKSH ka mbrojtur qëndrimin mbi mos ndryshimin e flamurit kombëtar . Nuk i takon shtetit t’i përzgjedhë veçoritë identitare të bashkësive të ndryshme etnike/kombëtare. Ndalimi I tyre flet për karakterin demokratik të vetë shtetit, një shteti ku nuk ka të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, në s’përputhje edhe me konventat për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve, të nënshkruara nga vetë ai. Ka nisur iniciativën e bashkëpunimit me Këshillin Kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi. Iniciativë për Memorandum Bashkëpunimi. Ka intensifikuar bashkëpunimin me zyrën e OSBE-së për Luginë të Preshevës, si dhe misionin e OSBE-së në Serbi me projekte konkrete. Ka përpiluar “Planin Strategjik 2020-2025” gjithëpërfshirës e sektorial, Aktivisht i angazhuar në për përpilimin e “Katalogut e emrave dhe mbiemra më të shpeshtë në drejtë shkrimin cirilik dhe shqip”. Ka realizuar një mori takimesh me ambasador të akredituar në Beograd. Ka marrë pjesë në takime të rëndësishme me dikasteret e Qeverisë Gjermane ku janë dorëzuar raporte konkrete dhe me Diasporën e Luginës së Preshevës. Ka nisur proces gjyqësorë ndaj Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Serbisë për përdorim të gjuhës së urrejtjes. Ka iniciuar Hapjen e zyrave të KKSH-ës në komunën e Preshevës dhe Medvegjës (ende nuk është realizuar për shkaqe politike) Ka hartuar standardet, Planë programet për klasën e 2,3,4,5,6,7 dhe 8 si dhe për shkollat e mesme 1,2 për gjuhën shqipe si detyrim ligjor. Është në proces të ofrimit të gjithë dokumentacionit shkollor në gjuhën shqipe I cili në tërësi është përkthyer. Është angazhuar në përpilimin e testeve shkollore përfundimtare të nevojshme sipas domosdoshmërisë ligjore. Ka dhënë mendimin në procesin e zgjedhjes së drejtorëve në shkollat me mësim në gjuhën shqipe Ka dhënë mendimin në procesin e konkursit për projektet e kulturës nga Ministria Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë. Ka dhënë mendimin në procesin e konkursit për projektet e informimit nga Ministria Kulturës dhe Informimit të Republikës së Serbisë. Ka hartuar raporte të veçanta që I janë dorëzuar të gjitha institucioneve vendore e ndërkombëtare, si “Mungesa e Teksteve Mësimore – në proces për vite” dhe “Përfaqësimi” i shqiptarëve nga procesi elektoral. Është pjesë e Koordinimit të Këshillave kombëtare të pakicave nacionale dhe ka shpallur ambicien për të udhëhequr 23 këshilla tjerë në Serbi. Si dhe shumë nisma rajonale të nxitura nga KKSH për të sensibilizuar e avancuar çështjen e Luginës së Preshevës.
* Përkundër avancimit te disa proceseve ne Presheve dhe Lugine shume gjera kane ngecur. Si te drejtat e njeriut, çështja e simboleve, librave etj. Mendoni se vitin e ardhshëm do te keni një situate me ndryshe, me te favorshme?
Ragmi Mustafa: Disa procese janë të kushtëzuar nga proceset rajonale, posaçërisht nga dialogu Kosovë-Serbi si dhe nga kultivimi i marrëdhëniet ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Këshilli Kombëtar Shqiptar do të përcaktojë të gjithë energjinë në zgjidhjen e problemeve jetike për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Jam shumë I bindur se ky vit duhet të jetë vit i dialogut, vit përcaktues për shumë procese. Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk mund të reduktohet vetëm në mundësitë e veta, por edhe nga përkushtimi i Kosovës e Shqipërisë si dhe pozicionimi i bashkësisë ndërkombëtare.
* Ne rrafshin kombëtar vitin qe shkoi u fol e u spekulua me këmbimin e territoreve apo bashkimin me Kosovën, sikur Presheva te përfshihet ne procesin e negociatave mes Kos dhe Serb ne Bruksel, por asgjë nuk u be deri tash. Jeni optimiste se vitin ne vijim do te ketë kthesa ne favor te çështjes se shqiptareve ne Lugine?
Ragmi Mustafa: Pa zgjidhjen edhe të çështjes së Luginës së Preshevës nuk mund të vendoset paqe e përhershme. E sigurisht paqja mes Kosovës e Serbisë kalon përmes Luginës. Unë jam I bindur se çështja e Luginës së Preshevës do të trajtohet në këtë format dhe do të jetë pjesë e zgjidhjes përfundimtare, pjesë e një marrëveshje ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme për të dyja palët. Se cili do të jetë rezultati I këtyre bisedimeve për Luginën varet nga parashtrimi I argumenteve në tavolinën negociuese dhe kushtëzimi nga konsensusi I mundshëm për të vendosur paqen e vërtetë e të përhershme për popujt e midis popujve në rajon.
* Mesazhi i juaj drejtuar qytetareve te Luginës se Preshevës për Vitin e ardhshëm?
Ragmi Mustafa: Viti 2019, një vit I rëndësishëm dhe intensiv që po i vjen fundi. falënderoj për mbështetjen e madhe dhe përkrahjen e duhur në këtë vit në temat që kemi shqyrtuar dhe kursin për Këshillin Kombëtar Shqiptar që kemi përcaktuar. Këto suksese ishin të mundshme vetëm së bashku me organizim e angazhim. Viti 2020 do të jetë një vit I jashtëzakonshëm. Më shumë se kurrë na duhet unitet, qëndrueshmëri e përpjekje për përparim. Kjo ndodh kur njerëzit e guximshëm dhe të aftë shfrytëzojnë mundësinë për të ndryshuar gjërat për mirë. Uroj në këtë Vit të Ri realizimin e aspiratave tona. Uroj gjithë të mirat dhe Gëzuar Vitin e Ri!Bildergebnis für ragmi mustafa berlin
SHPËRNDAJE