Në hotelin Gallia në Milano, ekziston një hapësirë e veçantë prej 10.764 metra katrorë, e cila posedon katër dhoma gjumi, sallë konferencash dhe ashensor privat, transmeton Telegrafi.

Por kjo suitë, është votuar për të dytën herë si suita më e mirë në botë nga “World Travel Awards”, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një natë brenda saj duhet të ndajnë plot 20 mijë euro.

Kjo hapësirë e veçantë e hotelit është e përkryer për diplomatë të nivelit të lartë, që ofron “privatësi dhe siguri maksimale” për mysafirët. Suita ka hyrje të veçantë, ashensorë dhe dritare anti-plumb.

Aty është edhe një sallë për konferenca, katër dhoma gjumi me shtretër gjigant dhe me abazhurë të punuar nga specialisti i xhamave Venetian Murano.4-822-124

 

SHPËRNDAJE