f_1469017054-8053376Një fotografi e rrallë është publikuar e cila i heq disa dilema se ku është pika kufitare me Malin e Zi.

Kjo fotografi që po rrjedh neper internet, tregon qartë se ku ishin të vendosura objektet kufitare me Malin e Zi para se të kryhej demarkacioni.

Në këtë fotografi shihet se në të kaluarën Çakorri ishte pjesë e territorit të Pejës.

Kjo foto tregon se ky territor ka qenë i shfrytëzuar nga banor shqiptar, ku kishin ngrit edhe një shtëpi banimi të përbashkët.

Një shtëpi e vjetër ,e cila në foto mban një mbishkrim në gjuhën serbo-malzeze shkruan, “Pejë-Shtëpia e bjeshkatarëve në Çakorr”.

Është kjo një fotografi shtesë që tregon të kuluaren historike shqiptare të kësaj zone, e cila me përcaktimin aktual të vijës kufitare ,që ka bërë Komisioni për Demarkacion i udhëhequr nga Murat Meha do t’i takoj Malit të Zi. Këtë foto e ka publikuar portali “elajm”.

SHPËRNDAJE