Presheve-Prishtine, 20 korrik -Kërkesë publike për Qeverinë e Kosovës, z.Isa Mustafa dhe Kryeparlamentarin Kadri Veseli ,njëherit edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Rrahim Pacolli, në cilësinë e Kryesuesit të delegacionit Kosovar për Kartonin e Gjelbër në Bruksel dhe njëherit Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së sigurimeve “Siguria” permes agjencise se lajemeve “Presheva Jone” i bene apel publik Qeverisë, Kryeministrit të Kosovës z. Mustafa, Kryeparlamentarit të Kosovës z. Veseli që me një Vendim të Qeverisë të heqin pagesën për Policat Kufitare duke filluar nga dt 01.08.2016 ashtuqë Qeveria të marrë përsipër barrën e pagesës së dëmeve që shkaktohen nga këto vetura, Një vendim të tillë u’a rikujtoj se e ka marrë Qeveria e Kosovës për qytetarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
”Ju e dini se që nga paslufta, për 16 vite radhazi në hyrje të Kosovës është paguar për Policën Kufitare dhe kjo nuk ka sjellur ndonjë dobi për ne si shtet, përkundrazi ka krijuar paknaqësi të mëdha te bashkatdhetarët jo vetem tek ne pr edhe tek ata ne Kosovne Londor’ ka dekalriuar z..Pacolli per agjencine e lajmeve “Presheva Jone”
Në qoftë se merret ky vendim për heqje të pagesës për Policë Kufitare, kjo do të ndikonte pozitivisht në përpjekjet tona për antarësim në Këshillin e Byrove dhe Kartonin e Gjelbër.
Heqja e pagesës për Policën Kufitare do të jetë një lehtësim shumë i madh për Diasporen tonë, të cilët konsiderohen si kontribuesit më të mëdhenj të zhvillimit të shtetit të Kosovës, qoftë përmes investimeve të ndryshme, remitencave apo formave të ndryshme të mbushjes së buxhetit.
Në mesin e bashkatdhetarëve tanë ka shumë të rinjë të cilët kanë lindur dhe janë rritur në shtetet perëndimore , të cilët po hezitojnë të vizitojnë Kosovën për shkak të ngarkesave dhe procedurave byrokratike që në hyrje të saj. Interesi i bashkatdhetarëve për të ardhur në Kosovë çdo vit po zbehet shumë e më shumë, sepse një pjesë e tyre po zgjedhin destinacione tjera për të kryer pushimet , pikërisht për të shmangur këto procedura dhe humbje kohe duke pritur në kolona të gjata me orë të tëra dhe kjo nuk është në interesin tonë kombëtar.
Më lejoni të ju informoj se përfitimet e Qeverisë nga heqja e kësaj pagese do të jenë shumë më të mëdha në krahasim me humbjet. Me heqjen e pagesës së Policës Kufitare automatikisht do të rritet numri i bashkatdhetarëve që do të vijnë në Kosovë dhe në këtë mënyrë buxheti i Kosovës brenda kësaj periudhe do të rritet për rreth 100 milion Euro, nga të cilat përfituesi më i madh është buxheti i Kosovës i cili mbushet nga TVSH-ja dhe tatimet tjera nga këto shpenzime të tyre, ndërkohe që të gjitha dëmet brenda vitit nga bashkatdhetarët tanë nuk e kalojnë 1.5 milion euro.