Kina ka mirëpritur lajmin për marrëveshjen bërthamore të Koresë së Veriut. Phenjani ka thënë se do të pezullojë pasurimin e uraniumit, ashtu si dhe testimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Në shkëmbim, Koreja e Veriut do të marrë ndihma ushqimore nga Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratën e bërë publike, Ministria e Jashtme kineze ka thënë se i mirëpret hapat drejt paqes në Gadishullin Korean.

Marrëveshja SHBA-Kore e Veriut pason bisedimet e emisarëve të të dyja vendeve, që zunë vend javë e kaluar në Pekin.

Marrëveshja është po ashtu pjesë e përpjekjeve të mëdha për rinisjen e negociatave që kanë për qëllim të bëjnë Korenë e Veriut të heqë dorë plotësisht nga programi i saj bërthamor.

SHPËRNDAJE