11 kombëtare nga sot e kanë siguruar kualifikimin tutje në Kampionatin Evropian. Grupi A, B dhe C kanë përfunduar tri xhirot, nga ku janë mësuar shtatë kombëtare të kualifikuara.

Italia, Uellsi dhe Zvicra janë kualifikuar tutje nga grupi A, Belgjika dhe Danimarka nga grupi B dhe Holanda e Austria nga grupi C. Grupet D, E dhe F do t’i luajnë ende xhiron e fundit, por katër skuadra tashmë e kanë siguruar kualifikimin tutje.

Çekia dhe Anglia e kanë siguruar kualifikimin tutje nga grupi D, Suedia nga grupi E dhe Franca nga grupi F. Itali-Austri dhe Uells-Danimarkë janë dy ndeshjet e para të 1/8 së finales.

Këto janë përballjet që pritet të ndodhin në fazën e parë të eliminimit direkt.

Uells – Danimarkë (e shtunë, ora 18:00, Amsterdam).

Itali – Austri (e shtunë, ora 21:oo, në “Wembley”).

Hollandë – e treta e grupit D, E ose F (e diel, ora 18:00, Budapest).

Belgjikë – Zvicër, ose e treta e grupit D, E apo F (e diel, ora 21:00, Seville).

E dyta e grupit D – e dyta e grupit E (e hënë, ora 18:00, Kopenhagë).

E para e grupit F – Zvicër ose e treta e grupit B apo C (e hënë, ora 21:00, Bukuresht).

E para e grupit D – e dyta e grupit F (e martë, ora 18:00, “Wembley”).

E para e grupit E – Zvicër ose e treta e grupit B, C apo D (e martë, ora 21:00, Glasgow).

SHPËRNDAJE