Vranjë, 8 shtator  -Nëse kemi parasysh se viteve te fundit ne Serbi jane sulmuar shume pronarë shqiptare apo dëmtuar pronat, furrat e tyre ne Serbi, mund te thuhet se nuk eshte edhe aq lehte te ushtrosh kët zeje sot ne Serbi, sidomos per shqiptaret nga Kosova. Por, duket siq thone pronaret e ketyre furrave, zori kah smos po të shtike!…

“Kosova s’na deshti, s’na dha bukë, nuk na siguroi punë, krize e madhe , fukarrallek. Ne si njerëz kemi te drejte te jetojme, te ushqejme, t’i rrisim dhe shkollojme fëmijet tane disi, nëse jo ne Kosovë diku po…” na thanë fillimisht per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” pronarët shqiptare te furrave n’midis te qytetit serbe në Vranjë.

 

Furraxhite nga Kosova në Vranje: Kush deri sot s’na ka thënë pse po folni shqip!

Flitet se cdo qytet i Serbise ka se paku nje furrë, te cilat mbahen nga shqiptaret e Kosovës. Sipas agjencise se lajmeve “Presheva jonë” sot ne Serbi jane mbi 100 furra me pronare shqiptare, ku te tilla ka edhe ne Beograd, Nish, Kragujevc, Subotice e Novi Sad..Kurse ne Vranje janë dy furra te tilla me pronare shqiptarë nga hasi i Prizenit  (Kosova) te cilat janë vizituar ketyre ditëve nga ekipi i gazetarëve te agjencise se lajmeve “Presheva jonë”

Adem Gjigolaj dhe Hysni Tanaj nga Prizereni qe të dy jane mbikqyresit e furrave te njohura ne qytetin serb ne Vranje. Furra e parë e shqiptarit nga Kosova “Arena Hleb” gjendet ne Rrugën e “Kosovës” (Ulica “Kosovaska”, 50 ) ne Vranjë, kurse e dyta “Pekara Klas-Vranje”, gjendet te tregu i gjelbert ne hyrje te ketij qytetit.

Diten kur vizituam keto dy furra te shqiptareve ne Vranje u desht te presim disa minuta per te zhvilluar bisedën pronaret per shkak radheve te gjata te myshterive për buke. Ne bisede e siper me drejuesit e ketyre dy furrave ne Vranje Shaqir Gigolaj dhe Hysni Tanaj mesuam se ata ne dite shesin deri ne 1000 bukë, duke mos perfshire ketu burek, kifle, petulla, embelsira e specialitete tjera te shijshme.

Ne këto furra te pronarëve shqiptare nga Kosova punojne bashkarisht me vëllezër, me gra e fëmije. “Meqë tash ka filluar mesimet në shkolla, ata kane obiligime tjera, kurse ne marojme dhe shesim bukën e peditshme per mishjterinjt tanë…” na thane pronaret e këtyre furrave ne Vranjë.

Sipas pronarëve , vëllezërve Gigolaj “Ne furren tonë dyert janë te hapura per cdo dite nga oret e para te mëngjesit deri ne oret e vona të natës.. Ketu kemi mishteri jo vetem serbe por edhe shqiptare te Vranjes. Bukën tonë per cdo dite e hane jo vetem serbët por edhe shqiptaret e Lugines se Preshevës, te cilet vijne shpesh ketu për punë të veta…”

“Nuk eshte bash lehte te punosh ketu ne Vranje. Ne Kosove ishim, s’patem pune, nuk patem kushte as ndihmë nga qeveria jone për te ushtruar nnaj biznes, zeje.. Zori c’kas po te shtike me ba. Se bash prej qejfi s’kemi ardhur ketu ne Vranje me punue qindra kilometra larg famlijes, atdhut.  Jemi larg vendlindjes, shpesh ketu harrojme lodhjen nga merzijat, nga malli për vedion tonë.  Per familje e vatan ndoshta, pr kryesorja, per buke ketu spo hjekim.  Tamam puna edhe ne furragjite me hjek për bukë, po ja bjeme gatuj vetë e ha vetë..” thote Shaqiri duke qeshur per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” bukëpjekësi shqiptar nga Kosova që gjendet ne Rrugën e “Kosovës” në Vanjë.

Pas kesaj Furre nje vizite te shkurter e beme edhe tek pronari tjeter shqiptar “Pekara Klas-Vranje”. Aty na priti bukepjekësi Hysniu nga Prizreni.

“Sjelljet tona, por edhe te mishterinjve tane ketu ne qytetin e Vranjes jane te mira dhe skemi problem me ta e as ata me ne. Ja bejme hyzmetin, e bejme punen tone me nderë. Fundja kemi ardhur këtu me fitue, kurse kta me hanger buken tone sa me te mirë, me kualitet dhe te paster. Kryesorja keta jane te kenaqur me buket tona dhe pritjen, ndryshe nuk do te vinin tek ne..”

“I presim mishterit ashtu siq na prezentohen ata, ashut siq na pershëndesin.. Na pershëndesin shqip, ne ja kthejmi shqip, serbisht-serbisht, magjupisht-magjupisht. Deri sot askush kush nuk na ka thëne pse po flet shqip!. Kjo eshte furre qytetarëve.. Ne ketu nuk shesim as politikë e as mendë, por bukë…” na thanë në fund pronaret e furrave shqiptare ne Vranjë. Kurse, shitësja serbe Jelenka e cila punon ne këte furre, na shprehu keqardhje pse nuk din te flas shqip!…

SHPËRNDAJE