Nuk kalon ditë që dikush nga Vetëvendosje të mos harrojë ose durohet ta përmend Hashim Thaçin. Derisa edhe kreu i saj, Albin Kurti merret shumë me Thaçin duke e akuzuar gati për gjithçka, deri në marrëveshje sekrete me Serbinë, vartësit e tij merren edhe me familjen e presidentit, shkruan Reporteri.


Këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali ka qenë sot në radhë për të shkruar për Hashim Thaçin, president i vendit, shkruan Reporteri.
Tali, që dikur ka qenë deputet i Behgjet Pacollit është marrë me familjen e Thaçit duke deklaruar se ‘ajo rrjedh nga një shtresë e ultë fshatare’. Duke reaguar në një postim të Blerim Latifit, ish këshilltarit të Thaçit sa ishte Kryeministër, tash këshilltari i Kurtit është marrë edhe më nënën dhe babanë e presidentit.

“Nji filozof i Hashimit paska thonë: LV nuk është pronare e së vërtetës.
E thellë kjo!
Por, nejse, hajt t’ia kallxojë unë disa t’vërteta për shefin e tij.
Hashimi rrjedh prej nji familje t’madhe (gjashtë vllazën e tri motra), t’shtresës “ultē fshatare”.
Baba i ka punu polar (ruajtës i fushave të shtetit) e nona amvise.
Si deputet në fillim rrogën e ka patur 400 marka, pastaj 600 marka, 700 euro dhe si Kryeministër rreth 1450 euro e si President rreth 2900 euro.
Tashti ti folozofi Hashimit tregona t’vërtetën t’uaj si e bëri tërë atë pasuri ai dhe familja e tij?
Po, mos të harroj, e vertetë e madhe e LV’ës është që KEK, e PTK, e ndërmarrjet tjera publike mos t’i mjelë më as Thaçi e as…!
Kjo është e vërteta e LV’ës, e dijë që për ty e shefin tond është e idhtë dhe nuk ju pëlqen ama LV është “pronare” e kësaj të vërtete!!!”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ky ka qenë postimi i profesorit të filozofisë, Blerim Latifi.

“Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i kuptoj tri gjëra themelore:
1.Ajo nuk është pronare e interesit të popullit! Ky interes përcaktohet nga dialogu, polemikat, e shumë herë edhe nga konflikti politik midis pjesëve të popullit. Çdo rrugë tjetër e përcaktimit të këtij interesi është jodemokratike.
2. Ajo nuk është pronare e të vërtetës!
E vërteta gjendet përmes ballafaqimit publik të argumenteve që kundërshtojnë njëra tjetrën. Ky është thelbi i republikës parlamentare.
3. Ata që mendojnë ndryshe prej saj nuk duhet të etiketohen si pjesë e konspiracioneve kundër popullit. Mënyra konspirative e të menduarit shpie në paranojë, e paranoja në marrëzi dhe humbje të sensit të realitetit”, ka shkruar Latifi në Facebook./Reporteri

SHPËRNDAJE