Aventura e Angela Martinit dhe shpresa e saj për një lidhje serioze me reperin Kanye West kanë përfunduar. Shpresat e saj janë shuar nga gazeta “The Sun” e cila ka bërë disa fotografi të reperit problematik ku është parë me një modele tjetër në ballkonin e hotelit. Reperi 33 vjeçar është parë duke e puthur publikisht modelen 18 vjeçare, Kate Upton. Çifti ishin duke pirë pije dhe shikonin bregdetin “Cote D’Azur”. Në këtë pikë duket se ata nuk kanë duruar dhe kanë filluar që lidhjen e tyre ta bëjnë publike edhe për media, duke shkëmbyer puthje të zjarrta franceze.

Modelja bionde amerikane e cila ka pasur një karrierë interesante, madje është edhe kolege me Martinin pasi që kanë pozuar për revistën “Sports Illustrated”. Ajo është edhe modele e Victoria’s Secret dhe Jenna Leigh Lingerie. Thashethemet se Kate është në lidhje me Kanye realisht kishin filluar të qarkullojnë para një muaji, pra para se të thuhej se Kanye është në lidhje me Angelan. Kanye është bërë objekt i shtypit rozë në Amerikë dhe Evropë për shkak të ndarjes nga modelja Amber Rose. Dje, gazeta “New York Daily News” shkruante se “Miss Universe 2010”, Angela Martini ishte duke e marrë seriozisht lidhjen me Kanye West dhe se burime të kësaj gazete kishin thënë se Kaney ishte në lidhje që disa muaj me modelen shqiptare. Por, duket se modelja dhe bukuroshja shqiptare nuk është treguar shumë e zonja pasi që atë ja ka marrë një modele tjetër, kjo është Kate Upson.

SHPËRNDAJE