Sherifi Joe Lombardo ka thënë se numri i të vdekurve nga të shtënat në Las Vegas ka arritur në 50.

Si raporton BBC, rreth 200 të tjerë janë plagosur dhe po trajtohen.

<p>Alors que l’ambiance était à la fête dans la nuit du dimanche 1er octobre, un vent de panique s’est emparé de Las Vegas, touchée par un attentat. (AFP) </p>Pritet që ky numër të sh

ënoj akoma rritje

Policia e Las Vegas thotë se ka arrestuar një të dyshuar pas sulmeve në festivalin e muzikës që la të vdekur dy persona dhe dhjetëra të plagosur.

Zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Universitare Danita Cohen tha se 26 persona janë pranuar në spital dhe janë duke u trajtuar nga plagët e marra, raporton AP.

Autoritetet mbyllën një pjesë të qytetit si dhe ndërpren disa fluturime të destinuara për Aeroportin Ndërkombëtar të McCarranit për shkak të incidentit që ndodhi në një manifestim muzikor.

Në një kazino dhe kompleks hotelesh në Las Vegas të paktën një i armatosur ka hapur zjarr, në një kohë kur zhvillohej një festival muzikor. Njoftohet për 20 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.

Në panik njerëzit janë përpjekur të shkojnë në vende të sigurta.

Policia e shtetit federal Nevada ndodhet me trupa të përforcuara në vendin e ngjarjes. Këtë e konfirmojnë dëshmitarët okularë, sipas të cilëve një i armatosur ka hapur zjarr nga kazinoja Mandalay Bay dhe kompleksi i hoteleve. Ndërkohë personi është “bllokuar”. Një i dyshimtë është shtrirë përdhe, tha zëdhënësi i policisë Steve Gomez në konferencë shtypi, pa e shpjeguar këtë më tej. Forcat e rendit ndërkohë mendojnë, se ngjarja ka të bëjë vetëm me një doras, sikurse njoftojnë ato në paltformën Twitter.

Image

Përpara kompleksit të ndërtesave ishin mbledhur rreth 30.000 viziotë për të ndjekur festivalin muzikor “Route 91 Harvest”, kur papritur pasuan plumbat nga shtënat. Këngëtari i muzikës country Jason Aldean ndërpreu menjëherë shfaqjen e tij. Dëshmitarët okularë thonë, se kanë dëgjuar qindra të shtëna. Shumë njerëz ishin shtrirë përdhe të gjakosur.

Gjendja është ende e paqartë. Policia i bëri thirrje popullsisë që ta evitojë këtë zonë. Spitali i Las Vegasit deri tani bën fjalë për 20 të vdekur dhe të paktën 100 të plagosur.

Kazinoja është evakuuar. Ruga e njohur Strip, rruga kryesore, ku ndodhen shumë kazino të mëdha është rrethuar. Aeroporti i qytetit më të madh të Nevadës e ka nderprerë aktivitetin. Policia u bëri thirrje njerëzve përmes  Twitter-it që të mos vendosin livestream nga aksioni i policisë në internet. Kjo mund t’i rrezikojë forcat e policisë.

Image

Të shtëna në Las Vegas, dyshohet për viktima

Policia e Las Vegasit është vënë në alarm nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara në afërsi të hotelit Mandalay Bay.

Të paktën një person i armatosur raportohet se ka hapur zjarr gjatë një festivali të muzikes country që po mbahet në Las Vegas.

Video të publikuara në mediat sociale tregojnë qindra njerëz që ikin nga skena, ndërsa dëgjohen breshëri automatiku.

Videoja nga skena tregon një prani të policisë të armatosur rëndë.

Të shtënat me armë u regjistruan rreth orës 22:30 sipas orës lokale dhe ka njoftime për viktima. Policia ka këshilluar njerëzit që të shmangin zonën.

Një zëdhënës i spitalit tha për mediat amerikane se të paktën 20 persona po trajtoheshin për plagë me armë zjarri.

SHPËRNDAJE