Duke folur për kundërshtarët e mundshëm në çerekfinale të Kampionatit Evropian, që po zhvillohet në Poloni e Ukrainë, sulmuesi i Italisë, Antonio Kasano, i cili shënoi njërin nga dy golat e fitores kundër Irlandës, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk ia kanë frikën askujt.
“Gjëja më e rëndësishme ishte të kualifikoheshim në çerekfinale. Tash nuk është me rëndësi se kë do ta kemi përballë, sepse nuk i frikësohemi askujt”, ka theksuar Kasano. Italia ndeshjen çerekfinale e zhvillon më 24 qershor kundër fituesit të Grupit D, i cili do të dihet pas ndeshjeve të sotme, Angli-Ukrainë dhe Francë-Suedi.

SHPËRNDAJE