Prishtinë, 1 shkurt / AIK-Presheva Jone

Aktorja dhe showgirl amerikane, Kim Kardashian, kaloi ditën më të keqe të jetës së saj mbrëmë, kur një revistë botoi fotografi të saj tërësisht nudo pa miratim, përpara se t’i hidhnin një gotë me pije në fytyrë.

Ajo u përfshi në një sherr në një bar me disa punonjës të revistës, të cilët nuk e kishin lajmëruar se do ta botonin ashtu siç e kishte bërë nëna, pasi ajo kishte rënë dakord të bënte disa fotografi erotike për revistën.

Sikur të mos mjaftonte kjo, një vajzë i derdhi një pije në fytyrë, e tërbuar nga i dashuri që shkoi t’i kërkonte aktores të bënin një fotografi bashkë.

Për fatin e keq të Kardashian, mediat ishin të pranishme gjatë të gjithë kësaj mbrëmje për t’u harruar. Përveç fotove nudo, në shtypin e sotëm ajo mund të shikonte fotot e saj duke qarë, duke u zënë dhe e lagur nga pija e derdhur në fytyrë

SHPËRNDAJE