Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e Radio-Televizionit të Serbisë (RTS), ka shktuar kaos (“HAOS NA PROTESTU “JEDAN OD PET MILIONA”: Policija izvela sve demonstrante iz RTS; Obradović: Sutra ponovno okupljanje“) ku u futën gjatë protestës “një në pesë milionë” në Beograd dhe kërkuan që organizatorëve të protestës t’iu jepet hapësirë në televizionin publik, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” due ju referuzar mediave serbe.

Shefi i policisë së Beogradit, Millan Staniq, u kërkoi udhëheqësve të opozitës serbe që të largohen nga ndërtesa e RTS-it dhe tha se ka marrë urdhër nga ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviq, që t’i dëbojnë nga ndërtesa.

Stefanoviq iu drejtua publikut, duke thënë se tubimet janë të lejuara, “por jo duke dëmtuar pronën apo duke shkaktuar frikë”.

“Shtetit do t’i duhet të përgjigjet dhe secili që ka kryer dhunë në RTS do të përgjigjet. U bëj thirrje të gjithëve që kanë hyrë në RTS të shpërndahen në mënyrë të qetë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur gazetarët e RTS-it. I bëj thirrje Aleancës për Serbinë (v.j. bllokut opozitar) që të ndalojë dhunën dhe të gjithë ata që kanë hyrë, të largohen nga ndërtesa e RTS-it”, tha Stefanoviq.

Një nga udhëheqësit e bllokut opozitar Aleanca për Serbinë, Boshko Obradoviq, i hodhi poshtë deklaratat e Stefanoviqit, duke thënë se nuk ka dhunë dhe se asgjë nuk bëhet kundër ligjit.

Protestat antiqeveritare “Një në pesë milionë” mbahen në Beograd çdo të shtunë qysh më 8 dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, ato janë shtrirë edhe në qytete të tjera të Serbisë.

Folësit në to përsërisin çdo javë kërkesën kryesore për dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

SHPËRNDAJE