Përpara se të flasim për zhvillimet e fundit në futboll, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ku në Shqipëri direkt, e në Kosovë pak më fshehur, politika dhe piunët e tyre ka filluar ti fus jo vetëm duart, por po mundohet të futen rrastë e komplet, së pari le ta shpjegojmë arsyen pse mendojmë se kemi të bëjmë me “kamikaz” dhe me inspirues të këtyre të fundit, pra inspirues të kamikazëve.
Në histori të njerëzimit, kamikazët njihen si një individ i caktuar apo grup njerëzish të ngarkuar psiqikisht, të papërmbushur në jetë dhe të mbushur me urrejtje shpirtërisht e të pa arsyeshme, e që vendosin që si opsion të fundit para vehtes te kene shkaterrimin e gjithckaje, përfshirë edhe të pafajshmit për të ndjerë në këtë formë lavdinë brenda vehtes, sado që kjo lavdi shkatërruese i bënë hi edhe vetë ata, e në kurriz të tyre përfitojnë frymëzuesit, inspiruesit.
Të tillë, si kamikaz të maskuar sot po veprojnë njerëzit e futbollit në territoret shqiptare, ku në pamundësi që të jenë bajraktarë në mesin e sportistëve, po provojnë të shëndërrohen në kamikaz mes futbollit e në shërbim të klaneve të etur për ta lagur fytin e tharë nga mos-qasja në vendimarrje, apo edhe të klaneve të tilla që nuk ngopen kurrë, e bota e futbollit ka filluar të u pëlqej.
Janë këta njerëz “me maska” që ditën punojnë për futbollin, e natën ja punojnë futbollit, ditën i fërkojnë shpindën futbollit, e natën ia ngulin thikën. Janë këta njerëz që ushqejnë klanet me gënjeshtra e mashtrime, e pastaj, me ato gënjeshtra të transmetuara mbrapsht nga klanet kriminale, inspirohen për tu bërë kamikaz, për ta shkatërruar futbollin.
Kemi disa javë në Shqipëri, e më pak edhe në Kosovë ku federatat e futbollit andej e këtej kufirit po përballen me një luftë të ashpër, me një ndërhyrje brutale të politikë, sigurisht me ndihmën e njerëzve të futbollit, të cilët të dëshpruar nga pamundësia për të qenë në “safin” e parë, kanë vendosur të shëndërrohen në kamikaz, ta djegin gjithcka që me mund, djersë, e dikur edhe gjakë është arritur.
Themi për ta djegur pasi që ata (kamikazët) më së miri e dijnë se cka do të thotë të ndërhyjë politika në sport, se cilat janë masat që i ndërrmerr shtëpia e futbollit evropian e ajo botërorë, por, si duket kamikazët kanë vendosur ta qojnë në vend misionin e tyre te kobshem. Shpresa e madhe dhe e vetme e futbolldashësve është që federatat e në Kosovë si dhe e Shqipëri të marrin masat e duhura e të hekurta për ta mbrojtur futbollin, që kamikazëve tua lagin “barutin”, e klanet inspiruese të tyre përfundimisht të shporren nga futbolli e nga sporti në përgjithësi, në mënyrë që të triumfojë pastërtia e ndershmëria e atyre që e duan sportin e rininë.

SHPËRNDAJE