Tuniziani Anis Amri, i dyshuar për sulm në tregun e Krishtlindjes në Berlin, është kapur nga kamerat e sigurisë.

Në xhirime shihet se para dhe pas sulmit ka qenë në xhami, kanë njoftuar mediat gjermane.

RBB gjermane raporton se Amri (24) është xhiruar se si më 14 dhe 15 dhjetor del nga xhamia në Berlin. Më pas sërish është xhiruar disa orë pas sulmit të hënën në të njëjtën xhami, transmeton lajmi.net.

Në atë xhami policia ka kryer dje bastisje.

Njëkohësisht, gazeta “Taggespiegel” shkruan se hetuesit besojnë se Amri ka marrë lëndime në fytyrë gjatë sulmit me kamion dhe ka mundësi që ende të jetë në Berlin.

Të dhënat e forenzikës nga kamioni me të cilin në tregun e Krishtlindjes në Berlin u vranë 12 persona dhe u lënduan rreth 50, tregojnë se në timon ishte tuniziani, Anis Amri

SHPËRNDAJE