INTERVISTE ME SHAIP KAMBERIN, KRYETAR I KOMUNES SE BUJANOCIT

“Lirimi i 5 të arrestuarëve preshevarë, nën akuzën për krime lufte flet për dështimin e radhës të të ashtuquajturës « drejtësi selektive serbe » e cila me ngulm lufton “krimet ndaj serbëve” duke heshtur në mënyrë permanente për vrasjet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në rrethana misterioze..” ka dekalruar nme intervisten ekskluzive per agjencine informative kombtare “Presheva Jone” z.Shaip Kamberi, kryetar i komunes se Bujanocit

 

Bujanoc 30 dhejtor / Ekipi i gazeatreve te AIK-Presheva Jone

 

 

Presheva Jone: Fillojme nga nje pyetje me aktuale. Mbreme nga burgjet serbe kthehen 5 te rinj shqipt. Cka don te thote kjo?

Shaip Kamberi : Lirimi i 5 të arrestuarëve preshevarë, nën akuzën për krime lufte flet për dështimin e radhës të të ashtuquajturës « drejtësi selektive serbe » e cila me ngulm lufton “krimet ndaj serbëve” duke heshtur në mënyrë permanente për vrasjet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës në rrethana misterioze në periudhën 1999-2001 (11 në Preshevë gjatë  vitit 1999 dhe 13 në Bujanoc në periudhën 2000-2001.  Ky është skenar i parë edhe më herët në Bujanoc, kur, për vepra penale « bashkim për veprimtari armiqëore » dhe « terrorizëm » ishin arrestuar 11 shqiptarë, të cilët me vonë në mungesë të fakteve liruar të mbrohen në liri.

Presheva Jone: Shkoi edhe nje vit. Sikur të mos ndodhte lirimi i 5 te rinjve tane, mendoni se ky ishte vit i suksesit per shqiptaret e Kosoves Lindore?

Shaip Kamberi : Sigurisht që lirimi e 5 të arrestuarëve paraqet një lajmë të mirë, së pari për ata vetë, familjarët, gjithë shqiptarët e Luginës, të cilëve nuk ka mundur t’i mvishet akuza për krime lufte, që ishte edhe qëllimi kryesor politik. Sa i përket aspekeve tjera mund të thuhet se është arritë të reazlizohen projekte të ndryshme të infrastrukturës, që ndikojnë drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve nëpër vendbanime, por, që edhe më tej jemi ballfaquar me një pagatishmëri të Beogradit të bëjë një avancim më serioz në respektimine  të drejtave kolektive të shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës.

Presheva Jone: Z.kryetar, mendoni se zhvillimet jane ne rruge te mbare ne Bujanoc. Kemi problemin e suspendimit  të policëve, pastaj universiteti e diskiminime tjera…keni strategji për avancimin e te drejtave te shqiptarëve në komunen tuaj?

Shaip Kamberi : Në sferën e respektimit të të drejatve kolektive të shqipatrëve ekzistojnë probleme të shumta, si ato që i përmendët, qoftë me suspendimin e vazhdueshëm të policëve, të prolongimit të zgjidhjes së problemeve në arsim apo edhe mungesë së vullnetit të zgjidhen problemet praktike si ai i diplomave të Kosovës. Ne jemi duke tentuar që në kuadër të institucioneve legjitime : komunë e Këshill Nacional, KDNJ-sw dhe vetë deputetit,  në partneritet me Bashkësinë ndërkombëtare, të gjejmë zgjidhje per keto çeshtje, por, se nuk mund të përjashtohet edhe përdorimi i metodave të ashtuquajtura jokonvencionale, siç ishte protesta e para disa ditëve, që të senzibilizohen problemet.

Presheva Jone: Raporti i Dick Marty eshte bere interesnte me shume per ne gazetaret, se sa realiteti ne rajon. Mendimi juaj?

Shaip Kamberi : Edhe raporti famoz i Dick Martyt, akuzat e të cilit nuk mbështeten me argumente, i ngjan asajë « drejtësisë selektive serbe «  i cili veç njollosjes së krerëve shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, më duket ka për objektiv dobsimin e pozicionit të Kosovës në bisedat e ardhshme me Beogradin.

SHPËRNDAJE