INTERVISTE EKSKLUZIVE ME DR.SKENER DESTANIN, KRYETAR I BDL-se NE PRESHEVE

Viti 2010 nuk ishte vit i shqiptareve te Lugines, por ishte vit i brisht sepse ne kete vit shqiptaret nuk munden te realizojn asgje nga te drejtat e tyre kolektive sepse qeveria e serbis si duket nuk ishte e interesuar qe te zgjidh problemet e shqiptareve. Shpresojme se ne vitin 2011 faktori politik shqiptar do te vetedijesohet dhe te veproj ne unifikimin e tij qe te beje publike kerkesat e kjarta ne emer te te gjithe shqiptareve e jo si gjer me tani ,te ndar  ku cdo parti del me kerkesat politike partiake te cilat jane jo serioze per te arrijtur ate qe kerkojne shqiptaret… ” ka deklaruar lideri i BDL-se dr.Skender Destani, ish-kryetar i Kuvendit komunal te Presheves

Persheve 30 dhejtor / Ekipi i gazeatreve te AIK-Presheva Jone

Presheva Jone: Z. Kryetar fillojme nga nje pyetje mbi zhvillimet aktuale ne rajon. Mbreme nga burgjet serbe jane kthyer pese te rinj shqipar. Si eknei pritull ket dhe cka don te thote kjo per ju?

Dr.Skender Destani: Pas dy viteve paraburgosje ma ne fund edhe nje lajm i mire ,se 5 shqiptaret e arrestuar para dy viteve lirohen deri ne shpalljen e vendimit perfundimtar i cili do te behet me 21 janar te 2011.Lajmi ishte i gezueshem , por jo i plote sepse ne burge mbeten 4 te tjeret te cilet ishin me te njejten akuze dhe su liruan deri ne paraqitjen e vendimit ,gje qe na bane te dyshojm se mos eshte pergatitur nje prapasqen nga ata te cilet duhen te ndajne drejtsin,opo politika qendrore qe besoj se eshte e perzier ne kete rast.Por, prapseprap jemi te lumtur se keta 5 te burgosur erdhen per vit  te ri ne gjirin familjar pas mungeses dyvjecare dhe mos asgje tjeter i gezuan familjaret e tyre dhe ne perqafim do ti kene fmijt e tyre.Duke pasur parasysh procesin e gjykimit dhe mungesen e provasve materiale mendoj se drejtsia do mbizotroj dhe te gjithe te pandehurit me 21 janar do te lirohen dhe me kte drejtsia do te ngadhnjej dhe njiher e pergjithmon do ta hjekim akuzen e rande qe i mvishet indirekt tere Lugines permes 9 te akuzuareve.

Presheva Jone: Shkoi edhe nje vit. Sikur të mos ndodhte lirimi i pese te rinjve tane, mendoni zju z.Desatni se ky ishte vit i suksesit per shqiptaret e Kosoves Lindore?

Dr.Skender Destani: Viti 2010 nuk ishte vit i shqiptareve te Lugines, por ishte vit i brisht sepse ne kete vit shqiptaret nuk munden te realizojn asgje nga te drejtat e tyre kolektive sepse qeveria e serbis si duket nuk ishte e interesuar qe te zgjidh problemet e shqiptareve,dhe kesaj i ndihmoi edhe faktori politik shqiptar i cili asesi te bashkpunoj nemes veti te unifikoj qendrimet dhe te dale me kerkesa te kjarta para qeveris serbe dhe faktorit nderkombtar. Kete percarje e shfrytezoi pala serbe duke deklaruar se shqipatret jane fajtor sespe nuk bashkepunojne me qeverine per t’I zgjedhur problemt dhe se merren me qeshtje qe nuk kane te bejne asgje me te drejtat e tyre dhe kete si duket edhe faktori nderkombtar po e merr si te vertete dhe tani pozicioni i faktorit politik shqiptar ndaj atij nderkombetar eshte ne nivelin me te ulet sa nuk mundet me. Shpresojme se ne vitin 2011 faktori politik shqiptar do te vetedijesohet dhe te veproj ne unifikimin e tij qe te beje publike kerkesat e kjarta ne emer te te gjithe shqiptareve e jo si gjer me tani ,te ndar  ku cdo parti del me kerkesat politike partiake te cilat jane jo serioze per te arrijtur ate qe kerkojne shqiptaret.

Dr.Skender Destani: Deklarova edhe ma siper se ky vite eshte vit i deshtimeve tona sepse nuk merreshim me kerkesat kolektive te shqiptareve ,por me gjerat sekundare qe nuk ishin ne interes te qytetareve.

Te drejtat kolektive nuk mund te realizohen ne menyre individuale ,por vetem me veprim kolektiv, te unifikuar te faktorit politik shqiptar , ktr nr nuk e beme per dy vite rresht, harruam platformen e perbashket politike te aprovuar 4 vite ma pare ne te cilat ishin te perfshir kerkesat legjitime te shqiptareve. Nese vazhdohet ne kete rruge, ate te percarjes nemes veti  veshtire se do te mund te realizojm dic nga kjo platform , pra nuk do te mund te realizojm te drejtat tona per simbolet nacionale, ceshtjet e arsimit ,informimit kultures ,integrimitaop participimit,punesimit, te kultures e te tjera.Rruga momentale eshte rruga e gubuar dhe kete rruge duhet ta ndryshojm ,ti kthehemi platformes sone dhe unifikimit te faktorit politik shiptar atij qe done te punoj dhe te veprojme ,ne te kunderten kame frige se do te deshtojme.

Presheva Jone: Raporti i Dick Marty eshte bere interesnte me shume per ne gazetaret, se sa realiteti ne rajon. Mendimi juaj?

Dr.Skender Destani: Raporti i Dick Marty, ishte nje raport i kurdisur mire kunder shqiptareve me trillime te shumta dhe qellimi ishte i kjart,njollosja e shqiptareve, pengimi i njohjeve te pavarsise nga shtetet tjera , keqsimi i pozicionit te pales kosovare ne dialogun qe do te pasaj. Askush ne lugine nuk beson aspak ne trillimet e ketij Marty.

Presheva Jone: Dhe per fund doktor, deri dje ishin kyretar i kuvendit komunal te Preshves, sot nuk jeni. Pse dhe cfare ndodhi keshtu u largova apo te larguan ?

Dr.Skender Destani: U largova nga ata qe nuk rrespektuan ligjin statutin dhe rregulloren e kuvendit per te pasur mundsi te veprojn sipas interesave te tyre personale .Nuk lejova te miratohen vendime ne kuvend qe ishin ne kundershtim me ligjin dhe me interesat eqytetareve te komunes se Presheves . Bashkimi Demokratik i Lugines eshte parti e cila ne rend te pare ka interesat e qytetareve e pasta ato prtiake dhe individuale dhe ata qe cilet i pranojne kete jane pjese e saj , ndersa taa qe realizuan interesat vetem individuale  u larguan nga kjo parti me trhene ma drejte u parjashtuan nga bdl.Keta individ mendonin vetem per pozicionet etyre per ti ruajtur me cdo kusht bene pazar me partnerin e koalicionit PDSH ateher kur un isha jashte shtetit gjegjesisht ne SHBAqe ata ti ruajn pozicionet e veta duke mos rrespektuar as ligjet e as statutin dhe vendimet e partise dhe shkuan aq larg sa qe keshilltaret e bdl i binden qe te jene pjese e tyure dhe ne nje seance anti ligjore antistatutare bene ne menyre tinxare shkarkimin e kryetarit te kuvendit njiherit kryetarin e vet partise se tyre me cka u demaskuan deri ne fund qellimet e tyre e qe ishin me cdo kusht te mbajn pozicionet ne pushtetin lokal si pjese e pdsh se me te cilin kishin be nje marrveshje te msheft dhe mundesisht te denigrojn politikisht e moralisht kryetarin e partise dhe shkatrrimin e saj ,por ketij qellimi nuk ja arrijten sepse antaret e partise i zbuluan ne teresi intrigat e ture dhe karakterin e erret te tyre.Bdl pas kesaj doli edhe me e forte dhe kjo fundrrin e saj pergjithmon u fshi nga radhet e saja.

SHPËRNDAJE