kambbcfcBujanoc, 17 nentor -“Rruga e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian jep shpresë për plotësimin e nevojave dhe kërkesave tona. Kjo situatë e re nuk do mend që duhet të shfrytëzohet dhe të konsiderohet si mundësi e artë nëpërmjet të cilës mund të arrihen qëllimet tona të përbashkëta dhe të avancohet pozita jonë si shoqëri”, theksoi i pari komunes se Bujanocit Shaip Kamberi ne n je intertvsiote dhene agjencise se lajmeve “Presheva jonë”
“Nëse harmonizimi i raporteve midis Tiranës dhe Beogradit duhet të kaloj nëpërmjet Prishtinës, atëherë unë mendoj se harmonizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të kaloj nëpërmjet Luginës së Preshevës”, vlerëson Kamberi
bujanoc_842114Në një intervistë ekskluzive dhënë të martën, Agjencisë Informative “Presheva jonë” prefekti i komunës së Bujanocit – Shaip Kamberi flet për gjendjen aktuale të shqiptarëve të Luginës, për problemet e tyre që po përballen në fushën e arsimit, flet për takimet që pati me presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për marrëveshjen e arritur që tekstet mësimore për nxënësit e Luginës së Preshevës të vijnë nga Republika e Shqipërisë, për domosdoshmërinë e unifikimit të një strategjie të përbashkët të liderëve politikë të Shqiptarëve të Luginës për t’i bërë ballë diskriminimit nga Beogradi zyrtar, etj.

 

*  Cila është gjendja aktuale e shqiptarëve të Luginës dhe a pritet ndonjë përmirësim i pozitës së tyre?
Kamberi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me sfidat dhe problemet të cilët po na përcjellin për një kohë të gjatë. Mosnjohja e diplomave nga Republika e Kosovës po vazhdon të dëmtojë pjesën përbërëse të shoqërisë sonë, rininë. Ky problem njëkohësisht po shfrytëzohet për të paraqitur kuadrot shqiptare si të papërgatitura për integrimin e shqiptarëve në institucione shtetërore dhe në këtë mënyrë po e pamundëson pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale në këtë vend. Por, gjendja nuk është më e mirë as në përdorimin zyrtar të gjuhës dhe të shkrimit nëpër organet shtetërore, participimin adekuat të shqiptarëve në institucionet publike dhe në sfera tjera të jetës.
* Shqiptarët e Luginës përveç problemeve në fushën e arsimit, ata kanë edhe probleme të tjera të natyrës politike dhe ekonomike. Si i shihni këto probleme dhe sa është zotuar për zgjidhjet e tyre?
Kamberi: Mungesa e teksteve shkollore për shkollat fillore dhe të mesme po e pamundëson funksionimin e drejtë dhe të dëshiruar të shkollave në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Përveç teksteve, ekzistojnë edhe probleme tjera të shumta të cilët po e japin kontributin e vet në hendikepimin e arsimit shqip.
Problemet e pazgjidhura politike dhe mungesa e interesimit të sinqertë për zgjidhjen e tyre, po vazhdon të mbajë peng progresin e tri komunave në të cilat jetojnë shqiptarët. Injorimi i “Planit 7 pikësh” të cilën e kishin hartuar të gjithë përfaqësuesit politikë shqiptarë, dhe të cilën e kishte miratuar vetë Qeveria e Serbisë, flet më së miri për mosgatishmërinë e Qeverisë për të bllokuar kërkesat tona legjitime.
 *  Zotëri Kamberi, ditë më parë një delegacion i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi mori pjesë në një takim i cili u zhvillua në zyrën e Presidencës së Kosovës. Cila ishte rëndësia e këtij takimi?
Kamberi: Takimi me presidentin Thaçi ishte vazhdimësi e përpjekjeve tona të përbashkëta për të marrë përkrahje konkrete nga Prishtina; realizimi i marrëveshjeve të nënshkruara midis ministrive përkatëse dhe institucioneve nga Lugina e Preshevës; rishikimi i mundësisë për përfshirjen e Luginës së Preshevës në bisedimet e Brukselit dhe tema të ndryshme me karakter shiappaatë përkrahjes. Secili hap konkret i ndërmarrë nga Kosova në favor të shqiptarëve të Luginës së Preshevës i takon një rëndësie të veçantë për ne.
Nëse harmonizimi i raporteve midis Tiranës dhe Beogradit duhet të kaloj nëpërmjet Prishtinës, atëherë unë mendoj se harmonizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të kaloj nëpërmjet Luginës së Preshevës.
*  Zotëri Kamberi, po ashtu kohë më parë një delegacion i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës pati një takim në Beograd me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, cili ishte rëndësia e këtij takimi?
Kamberi: Përfaqësuesit politikë të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës edhe kësaj here ishin pjesë e agjendës së kryeministrit Rama përgjatë vizitës së tij që realizoi, jo vetëm në qytetin e Beogradit, por edhe atë të Nishit. Interesimi i kryeministrit Rama për Luginën e Preshevës ka qenë gjithnjë i pranishëm, sidomos në vizitat e tija të realizuara në Serbi. Edhe nga kryeministri Rama është kërkuar përkrahje praktike nga shteti i Shqipërisë dhe se kjo përkrahje të mos mbetet vetëm e aspektit formal, por që të jetë substanciale dhe konkrete.
* Gjatë këtij takimi është arritur edhe marrëveshja që tekstet mësimore për nxënësit e Luginës së Preshevës të vijnë nga Republika e Shqipërisë. Sa është duke u realizuar kjo marrëveshje?
Kamberi: Një ide, në fakt, e propozuar nga kryeministri Rama gjatë takimit të përbashkët në Nish, e cila, aty për aty, u mbështet nga kryeministri Vuçiq, kishte të bënte me sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit tonë duke shfrytëzuar tekstet që përdoren për nxënësit në Shqipëri. Në paraqitjen e tij kryeministri Rama elaboroi se ishin në pyetje tekstet nga Oxfordi dhe Cambridge (Kembrixhit) të cilat janë të përkthyera në gjuhën shqipe.  Unë nuk kam informacione se deri ku është arritur me konkretizimin e kësaj ideje, pasi që kjo do duhej të realizohej në procesin e bashkëpunimit mes ministrive të arsimit të të dy vendeve duke përfshirë këtu edhe Këshillin Nacional Shqiptar.
*  Për t’i bërë ballë këtij diskriminimi a është i domosdoshëm unifikimi i një strategjie të përbashkët të liderëve politikë të tri komunave të këtij rajoni?
Kamberi: Unifikimi i parë që duhet arritur, e që besoj se është plotësisht i mundshëm, ka të bëjë me qëndrimet që do të paraqesin përfaqësuesit institucionalë të shqiptarëve. Dy kryetarë komunash, deputeti popullor dhe kryetari i KKSH-së duhet të kenë qëndrime unike karshi Beogradit për kërkesat tona, e ato nuk mund të përkufizohen thjeshtë si nevoja ekonomike. Në radhë të parë, problemet e tona kanë të bëjnë me politikën dhe mungesën e sensit për t`i zgjidhur ato probleme. Në kërkesa të këtilla për të drejta kolektive, shpresoj të kemi përkrahjen edhe të opozitës shqiptare në dy komuna.
*  Zotëri Kamberi së bashku me deputetin popullor Fatmir Hasanin gjatë takimit me Ministrin e Arsimit keni iniciuar zgjidhjen e problemit të licencimit të mësimdhënësve nëpër shkollat fillore dhe të mesme me mësim në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës. Sa do të jetë shpresëdhënës kjo kërkesë apo ky inicim? 
Kamberi: Problemi i licencimit të mësimdhënësve është prezent për një periudhë të gjatë, prandaj edhe ishte e domosdoshme që ta iniciojmë që në takimin e parë me ministrin e arsimit.
*  Zotëri Kamberi, cilat janë projektet konkrete të qeverisjes lokale si prioritare që do t’i kishit veçuar për këtë fundvit? 
Kamberi: Nga viti i kaluar mënyra e planifikimit të buxhetit duhet të jetë programor dhe gjithë projektet për vitin që pason planifikohen gjatë fundvitit që lihet pas. Qeverisja jonë ka realizuar dhe është duke i realizuar të gjitha projektet e planifikuara në buxhetin e vitit 2016 dhe as edhe një projekt i planifikuar nuk është lënë anash. Projekt i rëndësishëm, nëse duhet veçuar është rruga Muhoc-Zarbicë e shumëpritur nga banorët e asaj ane.
* Opozita Ju kritikon për mënyrën e qeverisjes së njëanshme. Si i komentoni këto konstatime? 

Kamberi: Qeverisja e udhëhequr nga unë i përket një qeverisje të hapur për çdo qytetarë të komunës së Bujanocit. Kjo qeverisje qysh nga fillimi i saj ka dëshmuar se hakmarrja dhe shantazhimet nuk do të gjejnë vend brenda saj. Çdo individ, qoftë brenda ose jashtë administratës, do të trajtohet në mënyrë të njëjtë dhe të drejtë, për dallim nga pushteti i kaluar në të cilin aktivistët e PVD-së ishin në shënjestër të hakmarrjeve. Fatkeqësisht ato pasoja po i paguajmë edhe sot dhe dëshmia e fundit është vendimi i gjykatës për punëtorët e larguar nga puna e që për dëmshpërblimin e tyre po ndahen mjete nga buxheti i cili i takon vet qytetarëve të komunës sonë. Opozita e sotme duhet t’i tejkalojë metodat me të cilët kanë vepruar më herët dhe në vend të pengimit të proceseve duhet të ofroj konstruktivitet.

METALI KRASNIQI

SHPËRNDAJE