Granit Xhaka edhe një herë tjetër ka thënë se ka gjak shqiptari dhe është mburrur me prejardhjen e tij nga Kosova

 

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka në një intervistë të gjatë për ‘Blick’ flet për ekipin e Zvicrës, gjasat për kualifikim, Arsenalin, kartonët e kuq, por edhe për prejardhjen e tij nga Kosova dhe letrën që kishte shkruar për tifozët e Kosovës

 

Ai iu drejtua tifozëve nga Kosova mbi vendimin për të luajtur për Zvicrën, por nuk ka frikë se kjo do të ketë ndikim tek tifozët zviceranë.

 

“Unë kam lindur në Zvicër, jam rritur dhe shkolluar këtu dhe i jam mirënjohës gjithmonë Zvicrës për çdo gjë. Zvicra është shtëpia ime e parë. Para Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do të mbetet kështu. Por, prindërit e mi janë nga Kosova. Unë kam gjak shqiptari. Kështu janë gjërat. Nuk po gënjej asgjë. Unë jam i hapur dhe i sinqertë. Ky është karakteri im. Jam aktor i keq. Vendimi nuk ishte kundër Kosovës. Unë vendosa të luajë për Zvicrën”, ka thënë Xhaka për ‘Blick’.

 

SHPËRNDAJE