Preshevë, 20 shtator  -Kreu i Komitetit Shtetëror Duma Rusisë për Çështjet e CIS dhe integrimit euroaziatik Leonid kallashnikov ka ftuar presidentin e SHBA dhe Perëndimin që të kthehen në Kosovë dhe Serbi, njfotjne emdiat ruse, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

‘Cinikisht tingëllojnë thirrjet për respektimin e sovranitetit që vjen nga presidenti i pushtetit që ka shkatërruar të gjithë rendin botëror. Le të fillojmë nga Kosova. Kush e shpërbeu Jugosllavinë? Amerikanët i shkuan kësaj rruge dhe hapën kutinë e Pandorës’, tha Kalashnikov për Tass, duke komentuar thirrjen e Trump nga New Yorku nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Ai kujton se ish Jugosllavia u shpërbë duke injoruar të gjitha normat ndërkombëtare pa mandat të OKB-së, ndërkohë që ‘ndarja e Kosovës ndodhi pa asnjë referendum dhe dhunë’,

Nëse Tramp “godit” Krimenë, vazhdoi Kalashnikov, ‘ai duhet të dijë se ky gadishull ishte pjesë e Rusisë bazuar në vullnetin e popullit në një referendum pa asnjë viktimë dhe luftë civile’.

Shtetet e Bashkuara kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe tani po përpiqen t’u japin mësime të tjerëve, që është cinizmi më i keq i mundshëm. Le t’ia kthejnë së pari në Serbisë, Kosovën’, përfundoi Kalashnikov.

 

“Ne hedhim poshtë kërcënimet për sovranitetin e Ukrainës në Detin e Kinës Jugore”, ka thënë Trump. Sipas tij, pritet që të gjitha shtetet të respektojnë interesat e popullit të saj dhe të drejtat e shteteve të tjera sovrane.

SHPËRNDAJE