Në muajin gusht ishte jashtë planeve të trajnerit, ndërsa blerja e Luka Modric nga Totenhemi thuasje mbylli cdo hapësirë për aktivizimin e Rikardo Kakasë në mesfushën e Realit. Megjithatë këmbëngulja e brazilianit për të mos u dorëzuar u shpërblye me aktivizimin titullar në Champions Ligë ndaj Ajaksit të Amsterdamit dhe jo thjesht për të qenë në fushë, por me një rendiment të lartë, duke u shfaqur në cdo moment i rrezikshëm në zonën kundërshtare. Reali fitoi bindshëm, edhe falë Kakasë, duke siguruar kryesimin e Grupit. Sinjalin e parë ish-ylli i Milanit e dha në pjesën e dytë ndaj Deportivo La Korunjës, pas uljes në stol të Mesut Ozëll, por forma jo e mirë që po kalon turko-gjermani e bindi Mourinjon për t’i besuar Kakasë që nga minuta parë ndaj holandezëve. Kaka e pranon që kishte mbetur disi i befasuar nga vendimi i portugezit, por nga ana tjetër këmbëngul se e ka merituar vendin e titullarit.“Aktivizimi im që nga minuta e parë të them të drejtën më surprizoi pak, por ishte një fitore personale, sepse punoj shumë për të qenë në dispozicion të tajnerit. Përfshirja në formacion ishte fryt i punës sime.”

Askush nuk do të vinte bast për rikthimin e Kakas, sidomos trajneri Mourinjo, që si një mjeshtër i motivimit të lojtarëve por shfrytëzon formën e brazilianit, për të shkundur Ozëll, apo për t’i treguar Luka Modric që me Los Blankos duhet të jesh gjithmonë në top-formë. Noshta kjo taktikë do të vijojë edhe në fundjavë, në El Klasikon e parë të La Ligas, që do të luhet në Kamp Nou, sfidë që e po ndien shumë edhe ylli brazilian.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, sepse luajmë kundër kundërshtarëve tanë direkt për titullin kampion.”

Dhe sigurisht nuk mund të jetë e rastësishme ftesa pas dy vitesh që Mano Menezes, trajneri i Brazilit, i ka bërë së fundmi Kakasë, që ka shansin e fundit për të luajtur në botëror me Selesaon.

SHPËRNDAJE