Per qellimin e kesaj vizite Malitte Zi Kadare ka pohuar per agjencine informative “Presheva Jone” se “jam ftuar sot ne Podgorice, ne nje ore letrare ku do te mbahet sonte ne Qendren për Kulturë “Budo Tomovic” ku do te prezentohem ne kuader te paraqitjes se shkrimtarit te njohur na Sarajeva Dino Mustafiq i cili ne kete mbremje do te flas mbi romanin tim “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Pogrorice, 27 tetor/ AIK-Presheva Jone
Shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare sot gjendet ne kryeqendren e Malit te Zi, në Podgorice. Per qellimin e kesaj vizite Malitte Zi Kadare ka pohuar per agjencine informative “Presheva Jone” se “jam ftuar sot ne Podgorice, ne nje ore letrare ku do te mbahet sonte ne Qendren për Kulturë “Budo Tomovic” ku do te prezentohem ne kuader te paraqitjes se shkrimtarit te njohur na Sarajeva Dino Mustafiq. Shkrimtari i njohur i teatrit dhe filmit Mustafiq, ne kete mbremje do te flas mbi romanin tim “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i cili ka ka vënë në skenë shfaqjen me të njëjtin emër edhe në Teatrin Shqiptar në Shkup…”
Do shtuar se ky është projekti i parë ndërkombëtar i quajtur “Dy gjuhë një libër ” në fushën kulturore. Këtë projekt e organizojnë së bashku OJQ ProStory nga Podgorica, Mali i Zi dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” nga Shkodra, me partnerët: Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi dhe Qendra kulturore “Camaj Pipa” nga Shqipëria. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian, Delegacioni i Komisionit Evropian në Mal të Zi dhe Shqipëri nëpërmjet programit për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi