Ishte hera e parë që takoja shkrimtarin tonë të madh, Ismail Kadare. Ishte po ky muaj, janari, kur u takuam para ca vitesh në Gjenevë aty edhe ku jetoja dhe veproja si gazetar. Meqë atë ditë koinçidonte një takim letrar, organizuar nga një media zvicerane me ditëlindjen e shkrimtarit tonë të madh, me të cilin kisha takim, si traditë shqiptare për të mos i shkuar duart zbrazur, desha t’i ofroj një dhuratë. Por ama kisha hall për një shkrimtar si Kadare, çfarë dhurate t’i bleja?

Nga Nefail Maliqi

Një libër m’u duk pa lidhje, diçka e thjeshtë dhe besa m’u duk si provokim, se për lapsa e libra ai ki

shte me thes…  Duhej diçka interesante. Ishte pak e shumë problem të blije dhurata për njërëz të mëdhenj, që i adhuron, që i do shumë. Edhe Kadare për mua ishte ashtu.

Kadare: Falemnderit për ket dhurate, sidomos per kete gaz qe nuk do ta harroj kurre, nga ju dhe Presheva qe kam shume rrespekt per ato toka tona shqiptare!

Më në fund vendosa t’i blej një këmishë për dhuratë.  Këmishë, por dhe kjo ishte problem, cilësia, ngjyra, numri… Të gjitha këto i gjeta veç numrit, po edhe për këtë vendosa: hajt, ia mora numër 44!

Gjatë takimit, në të cilin e shoqëronte edhe bashkëshortja Elena, ne zhvilluam intervistën në të cilën folëm gjërë e gjatë për krijimtarinë, letrat shqipe, çmimin Nobel, duke prekur edhe çështjen shqiptare në Ballkan, atë në Serbi, të Luginës së Preshevës… Pas një ore, pasi drekuam, pimë kafe, në fund i dhurova dhuratën.

Kadare e mori me dëshirë duke më falenderuar. Por, duke qeshur, më tha “Nefail, të falenderoj nga zemra për këtë dhuratë që s’është dashur, po megjthatë të faleminderit që je kujtuar, të ka shkuar mendja. Kjo mjafton. Këtë e vlerësoj shumë.”

Duke shikuar këmishën, ajo i pëlqeu siç duket, si ngjyra ashtu edhe cilësia, por jo numri i kemishës. Papritmas, duke shpalosur këmishën, ma ktheu: “O Nefail faleminderit, po ti burrë qenke harxhuar se qënke harxhuar, pse s’e paske marrë numrin tim?! Ky numër 44 është shumë i madh për mua! Dy Kadare po të mundësh vëlla, i shtie këtu” dhe qeshte me zë.

Unë nuk dija nga t’ia mbaja, por si gazetar me përvojë, “budallikin” tim dita ta mbroj dhe u përgjigjia “E valla, z.Kadare, tuj mendu se ju jeni shkrimtar i madh, thash me vete se ju edhe këmishat, të mëdhaja i bartni, prandaj edhe ta mora 44! E me shnet e mbajtsh!”

Aty ka plasur gazi nga Kadare dhe bashkëshortja e tij, që e shoqëronte. Kadare ma ktheu: “Eh, more Nefail, nuk mbaj mend që kur kam qeshur kështu me lot. S’do e harroj kurrë! Mirë u përgjigje, shpëtove, dite me u nxjerr, të lumtë. Ndryshe nuk do ishe gazetar rastësisht, nëse nuk do kishe talent. Edhe njëherë faleminderit për këtë kujtim për këmishën, sidomos për këtë gaz që nuk do ta harroj kurrë, nga ju dhe Presheva që kam shumë respekt për ato toka tona shqiptare!”

Unë: Gëzuar ditëlindjen Gjeneral i Ushtrisë së Letrave të bukura shqipe! Jam me fat që të njoha nga afër miku im Ismail Kadare!

Në fund, shkrimtari ynë i madh me këmishë të madhe, ma ktheu: “Nefail, e di se ti je gazetari që më ke intervistuar më shumë?”

Unë: Jo, s’e di!

Kadare: Eh, ja po ta them unë!L’image contient peut-être : 1 personne, assis, table et intérieur

SHPËRNDAJE